TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Bislimi paralajmëron plan B për targat: Do të japim afat 30 ditë para zbatimit

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Bislimi: Shqetësimi kryesor i Qeverisë duhet të jetë ekzistenca e strukturave paralele në Kosovë

Besnik Bislimi

Kryenegociatori për dialogun me Serbinë, duke raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme ka thënë se pala serbe nuk ka vullnet për arritjen e një ujdie për targat.

“Ka qenë kërkesë e palës serbe që t’iu ofrohen edhe gjashtë muaj shtesë me arsyetimin se Serbia ndodhet në fazë delikate të krijimit të institucioneve, rrjedhimisht e kanë të pamundur të jenë aktiv në dialog. Nga këta gjashtë muaj kanë kërkuar që katër të jenë periudhë pushimi ku nuk do të diskutohet për çështjen e targave dhe pastaj dy muaj për negocim. Neve kjo na është dukur jo serioze… Tash dakordimi është që ne të përgatisim një plan B për çështjen e targave dhe pastaj ta prezantojmë para vendeve të QUINT-it dhe të ketë 30 ditë afat para se të fillojë zbatimi i planit B”, tha ai.

Ndryshe nga kjo, Bislimi, përsëriti përafrimet për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë në veri të Kosovës.

“Jemi shumë afër finalizimit të kësaj marrëveshjeje dhe mbase shumë shpejt mund të thuhet se ka dakordim dypalësh që të fillojë implementimi i saj”, shtoi ai.

Mes tjerash, Bislimi theksoi se diskutimi për këto tema para marrëveshjes finale është imponuar.

Nga ana tjetër, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, pyeti Bislimin nëse ka ndërlidhje procesi i dialogut me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“A mendoni që është i ndërlidhur procesi i dialogut, në mënyrë që të kemi një aplikim të suksesshëm në Këshillin e Evropës? Këtë po e them se në deklarimin e fundit të ministres së Jashtme të Gjermanisë, thuhet se një hap i tillë është i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë nevojitet një planifikim i mirë”, ka thënë ajo.

Zëvendëskryeministri ka thënë se disa prej vendeve anëtare e shohin një ndërlidhje të tillë, por qëndrimi zyrtar i Brukselit është se këto janë dy procese të ndara.

“Ka ide që disa prej vendeve anëtare e shohin një ndërlidhje mes ecjes apo progresin në procesin e dialogut dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Qëndrimi ynë është se këto dy janë procese të ndara dhe duhet të mbahen si të tilla. Për mua është me rëndësi se ky është edhe qëndrimi zyrtar i Brukselit dhe personave që janë të përfshirë në dialog”, ka thënë Bislimi.

Tags: Besnik BislimiMarreveshja per targat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulje emergjente në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se një shqiponjë dëmtoi motorin e avionit

Ulje emergjente në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se një shqiponjë dëmtoi motorin e avionit

Kurti: Vullnetit të popullit për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim

Kurti: Vullnetit të popullit për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim

Një qytetar nga Gjilani gjobitet me 200 euro, hodhi mbeturina nga makina

Policia gjobit me 300 euro një nënë në Prizren, la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Rajonit e Gorës dënon vrasjen e imamit, kërkon zbardhjen e rastit

Këshilli i Bashkësisë Islame në Rajonit e Gorës dënon vrasjen e imamit, kërkon zbardhjen e rastit

Aksident i rëndë në autostradë, furgoni del nga rruga – njerëzit mbeten të bllokuar brenda

Irani thotë se nuk ka nevojë për ndihmë të huaj për pastrimin e minave në Hormuz

Irani thotë se nuk ka nevojë për ndihmë të huaj për pastrimin e minave në Hormuz

Një qytetar nga Gjilani gjobitet me 200 euro, hodhi mbeturina nga makina

Policia gjobit me 300 euro një nënë në Prizren, la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Rajonit e Gorës dënon vrasjen e imamit, kërkon zbardhjen e rastit

Këshilli i Bashkësisë Islame në Rajonit e Gorës dënon vrasjen e imamit, kërkon zbardhjen e rastit

Dyshohet se një person u zhduk në Liqenin e Batllavës, po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën