TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Turizmi si motor zhvillimi: Katër komunat e Kosovës prezantojnë Master Planet në Konferencën e Investitorëve

by Tëvë1
11 muaj ago
2
A A
Turizmi si motor zhvillimi: Katër komunat e Kosovës prezantojnë Master Planet në Konferencën e Investitorëve

Në një përpjekje të përbashkët për të fuqizuar zhvillimin ekonomik lokal përmes turizmit, Swisscontact përmes projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat”(PPSE), në partneritet me Asociacionin e Komunave të Kosovës, organizoi Konferencën e Investitorëve për Zhvillimin e Turizmit Lokal.

Ngjarja shërbeu si një platformë kyçe për takimin e katër komunave – Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Junikut me investitorë potencialë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizata zhvillimore dhe profesionistë të industrisë turistike.

Kjo konferencë unike synoi të identifikojë dhe promovojë mundësi konkrete për investime në sektorin e turizmit, duke vënë theksin në potencialin ekonomik, social dhe kulturor që ky sektor mund të sjellë për komunitetet lokale.

Pjesë kyçe e konferencës ishin prezantimet e Master Planeve për Turizëm, të cilat janë zhvilluar nga ekspertë të huaj për secilën nga komunat pjesëmarrëse përmes një procesi të detajuar dhe gjithëpërfshirës.

Blerina Batusha Xërxa, Menaxhere në projektin PPSE të Swisscontact potencoi rëndësinë e këtij projekti për komunat pjesëmarrëse.
“Pamë katër komuna që morën në dorë të ardhmen e tyre turistike duke u bazuar në të dhëna, pjesëmarrje të komunitetit dhe parime të qëndrueshmërisë. Ky është një model që mund të zgjerohet, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në rajon.”, u shpreh Blerina Batusha Xërxa, Menaxhere e projektit PPSE.

Ndërsa drejtori i Asociacionit të Komunavet ë Kosovës Sazan Ibrahmi, tha se prioritet i komunave mbetet zhvillimi i turizmit.

“Komunat e kanë prioritet zhvillimin e turizmit. Tashmë vërehet interesim i jashtëzakonshëm i komunave të ndikojnë në zhvillim të turizmit dhe komunat janë të hapura për investime private.” theksoi drejtori i AKK-së.

Edhe Berat Thaqi nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim tha se sot është hapur rruga për një dialog të frytshëm mes sektorit privat dhe qeverive lokale për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

“Ne kemi mbështetur sektorin e turizmit për shumë vite dhe kjo ngjarje sot është kulmimi i mbështetjes sonë. Sot kemi dëgjuar se si sektori privat mund të angazhohet në zhvillim e sektorit të turizmit. Ky sektor ka potencial të pashfrytëzuar për zhvillim ekonomik. Dhe sot presim një dialog te frytshëm mes sektorit privat dhe nivelit lokal dhe prej këtu të fillojë zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Kosovë.” Tha Thaçi.

Katër komuna me karakteristika të ndryshme urbane dhe rurale, u bashkuan për të ndarë praktikat më të mira dhe për të identifikuar mundësi të përbashkëta në zhvillimin e turizmit. Kjo qasje bashkëpunuese u vlerësua si një shembull pozitiv i menaxhimit strategjik të burimeve në të cilat komunat synojnë të pozicionohen si destinacione të reja dhe tërheqëse për turistët vendas dhe ndërkombëtarë.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit theksuan rolin kyç që turizmi mund të luajë në krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e të hyrave për bizneset lokale dhe diversifikimin ekonomik të komunave.

Investitorët potencial zhvilluan takime të ndara me përfaqësuesit e katër komunave në sesionet B2B për të ndarë më shumë detaje dhe informacione për Master Planet, kohën e realizimit dhe koston e përafërt financiare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje të reja për tragjedinë në Malishevë, tre anëtarët e familjes vdiqën si pasojë e zjarrit

Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Dy fëmijë e babai vdesin nga shpërthimi i zjarrit në banesë

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe togeri

Papa Leo: Bota po “shkatërrohet nga grusht tiranësh”

Papa Leo: Bota po “shkatërrohet nga grusht tiranësh”

Detaje të reja për tragjedinë në Malishevë, tre anëtarët e familjes vdiqën si pasojë e zjarrit

Flick arrin marrëveshje për kontratën e re

Flick arrin marrëveshje për kontratën e re

Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Dy fëmijë e babai vdesin nga shpërthimi i zjarrit në banesë

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe togeri

Rama vizitë zyrtare në Romë dhe Barcelonë, zbardhet agjenda e kryeministrit shqiptar

Rama vizitë zyrtare në Romë dhe Barcelonë, zbardhet agjenda e kryeministrit shqiptar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën