TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Protestë para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
​Protestë para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve

Në shenjë pakënaqësie rreth mos konstituimit të Kuvendit dhe ndikimit të kësaj bllokade në mbrojtjen e fëmijëve, Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, organizoi një aktivitet simbolik “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”, raporton KosovaPress.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se kjo bllokadë po shkakton stagnime në reforma dhe procese të ndryshme të mbrojtjes së fëmijëve, derisa përmend politikat sociale.

Ajo tha se disa projektligje kanë mbetur të pa miratuara siç është ai për ndihmën e asistencës sociale, i cili pritet të ndikojë në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe fuqizimin e familjes.

Kelmendi u bëri thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe të ngrisin përgjegjësinë e tyre institucionale përballë nevojave, vështirësive dhe realitetit të rëndë të fëmijëve në Kosovë.

“Jemi në këtë aktivitet ndërgjegjësues për të shprehur pakënaqësinë tonë për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe ndikimin që kjo bllokadë ka në proceset e mbrojtjes së fëmijëve. Kjo bllokadë po shkakton stagnime në refroma dhe procese të ndryshme të mbrojtjes së fëmijëve. Jemi këtu bashkë me organizata anëtare për të bërë thirrje drejt deputetëve që të reflektojnë dhe të ngrisin përgjegjësinë e tyre institucionale përballë nevojave, vështirësive dhe realitetit të rëndë të fëmijëve në Kosovë. Procese të shumta janë stagnuar sa i përket mbrojtjes së fëmijëve. Duke filluar me politikat sociale për mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve. Një mori projektligjesh kanë mbetur të pa miratuara. Projektligji për të drejtat, njohjet, vlerësimin dhe përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuar, i cili pritet të ndikojë në rritjen dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha Kelmendi.

Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se krahas fushës sociale, si pasojë e bllokadës në kuvend, stagnime ka po ashtu edhe në fushën e shëndetësisë.

Ndër të tjera, ajo përmendi Projektligjin për shëndetin mendor si dhe atë për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjet.

Kelmendi theksoi se pa Kuvend të konstituar nuk mund të ketë as investime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

“Krahas fushës sociale, stagnime ka po ashtu edhe në fushën e shëndetësisë. Një mori e ligjeve kanë mbetur të pa miratuara. Projektligji për shëndetësi, Projektligji për shëndetin mendor, Projektligji për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjet…Pa kuvend të konstituar nuk mund të kemi edhe investime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Shërbimet sociale në vazhdimësi përballen me krizë të financimit sikurse sektori publik ashtu edhe joqeveritar dhe projektligji për financat e pushtetit lokal po ashtu procesi rreth miratimit të tij ka stagnuar. Ky projektligj parasheh krijimin e një grandi të veçantë për shërbime sociale”, tha Kelmendi.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e njëzet. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 25 maj në orën 11:00./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sallahu: Serbia duhet të fajësohet për sulmin në Banjskë

Sallahu: Nuk ka zgjedhje nëse Presidenti s’zgjidhet deri më 4 mars për shkak të bojkotit të deputetëve

Konjufca dënon sulmet e Iranit në zonat civile dhe tregtare

Konjufca dënon sulmet e Iranit në zonat civile dhe tregtare

Rizvanolli takime në Departamentin e Energjisë dhe Shtetit, flet për mundësitë e bashkëpunimit

Rizvanolli takime në Departamentin e Energjisë dhe Shtetit, flet për mundësitë e bashkëpunimit

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

Vriten tre ushtarë amerikanë në sulmet ndaj Iranit

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën