TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bllokimi i formimit të institucioneve, cili ishte mesazhi i Kallas për partitë politike?

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas arriti sot në Prishtinë, ku bëri thirrje për formim më të shpejtë të institucioneve, në mënyrë që të përfitoj nga fondet e bllokut.

by Venhar Isufi
1 vit ago
1 0
A A

Paraprakisht u morën të gjitha masat e sigurisë.

Kontrollet bëhen edhe me njësinë K9 të Policisë së Kosovës.

I gjithë ky organizim po ndodhë, pasi në ora 16:00, këtu do të ateroj aeroplani i Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Kallas ndodhet për herë të parë në Prishtinë, që prej se mori detyrën e kryediplomates evropiane.

Në një konferencë për gazetarë në shtëpinë e Evropës, ajo dha një lajm të mirë.

“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat e vendosura në qershor të vitit 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjen me Evropën. Por, është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri. Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia minon përpjekjet drejt shtensionimit. Duhet të kuptohet që nuk duam të shohim përshkallëzim në veri. Kam qenë vetë e angazhuar që t’i bind anëtarët e BE-së që t’i heqim masat”, u shpreh Kallas.

Ajo ka shtuar se Kosova i përket familjes Evropiane, por që kjo nuk është një rrugë e shkurtë.

E për t’u bërë pjesë e BE-së, Kallas theksoi se Kosovës i duhet ta përmbushë një obligim të rëndësishëm.

“Prioritet kyç mbetet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jeni partnerë të barabartë në tavolinë. Si përfaqësuese e lartë do të vazhdoj ta mbështes këtë proces. Ata që kanë dyshime në të le të jem e qartë: Normalizimi i raporteve është e vetmja rrugë për të ardhme më të sigurt dhe prosperuese për popujt e rajonit. Stabiliteti varet nga dialogu jo nga konfrontimi”, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Para Kosovës, Kallas ka qëndruar në Serbi.

Për Tëvë1, Kallas tregoi se me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, foli edhe për vizitën e tij në Moskë.

Në këtë vizitë të saj në Kosovë, Kallas do të darkoj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe do t’i takoj liderët e partive parlamentare.

Të gjithë, ajo theksoi se do t’u kërkoj formimin sa më të shpejtë të institucioneve, pasi sipas saj nuk ka kohë për të humbur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Gruaja në Klinë është sulmuar fizikisht nga burri i saj dhe është kanosur nga vjehrra

Një plumb depërton brenda shtëpisë, një tjetër e dëmton veturën, të shtëna me armë zjarri në Skenderaj  

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri në 35 minuta

Punimet në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot

Punimet në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Gruaja në Klinë është sulmuar fizikisht nga burri i saj dhe është kanosur nga vjehrra

Një plumb depërton brenda shtëpisë, një tjetër e dëmton veturën, të shtëna me armë zjarri në Skenderaj  

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri në 35 minuta

Punimet në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot

Punimet në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Parashikimi i motit për ditën e sotme

​Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara

​Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara

Nxirren nga rrënojat mbetjet e 21 palestinezëve në Gaza, kërkohen edhe 40 të tjerë

Nxirren nga rrënojat mbetjet e 21 palestinezëve në Gaza, kërkohen edhe 40 të tjerë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën