TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Forcat izraelite qëllojnë afër diplomatëve ndërkombëtar në Bregun Perëndimor

by teve1
1 vit ago
4
A A
Forcat izraelite qëllojnë afër diplomatëve ndërkombëtar në Bregun Perëndimor

Foto: EPA

Forcat izraelite kanë qëlluar “të shtëna paralajmëruese” ndaj një grupi diplomatësh në qytetin e Jeninit duke shkaktuar dënime të gjera ndërkombëtare.

Delegacioni, i përbërë nga përfaqësues të dhjetëra vendeve përfshirë Spanjën, Egjiptin, Francën, Turqinë, Irlandën, Italinë, Jordaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ishte në një vizitë zyrtare për të vëzhguar situatën humanitare në zonë dhe për të dokumentuar shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut nga forcat izraelite.

Sipas një deklarate të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), trupat qëlluan në ajër për të ndaluar lëvizjen e delegacionit që sipas tyre “kishte devijuar nga rruga e miratuar” dhe po i afrohej një zonë të ndaluar.

Ushtria izraelite tha se “shpreh keqardhje për shqetësimin e shkaktuar”, duke theksuar se do të zhvillohet një hetim i brendshëm dhe se përfaqësuesit e vendeve të përfshira do të informohen për rezultatet.

Ndërkohë, Autoriteti Palestinez akuzoi ushtrinë izraelite se ka shënjestruar qëllimisht delegacionin, duke e quajtur incidentin një “krim të tmerrshëm” dhe një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare diplomatike.

Një diplomat evropian tha se grupi ishte nisur për të parë nga afër “shkatërrimin” e shkaktuar nga muaj të tërë operacione ushtarake izraelite në Jenin.

Dënimi ndërkombëtar ishte i shpejtë. Spanja, Franca, Italia dhe Turqia njoftuan se do të thërrasin ambasadorët izraelitë për të kërkuar shpjegime.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas deklaroi se “çdo kërcënim ndaj jetës së diplomatëve është i papranueshëm” dhe kërkoi që përgjegjësit të mbahen para drejtësisë.

Irlanda konfirmoi se dy diplomatët e saj, me seli në Ramallah, ishin pjesë e grupit dhe kryeministri Micheál Martin deklaroi se do të kërkojë shpjegime të qarta nga Izraeli.

Egjipti e cilësoi incidentin si një shkelje të të gjitha normave diplomatike ndërsa Turqia e quajti atë “një tjetër demonstrim të shpërfilljes sistematike të Izraelit ndaj ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut”.

Incidenti ndodhi në kuadër të një fushate të gjerë ushtarake të nisur nga Izraeli në janar, me qëllimin për të “mposhtur terrorizmin” në qytetin e Jeninit. Që atëherë, operacioni është zgjeruar edhe në qytetet e Tulkarmit dhe Tubasit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 40,000 palestinezë janë zhvendosur me forcë nga kampet e refugjatëve për shkak të urdhrave të autoriteteve izraelite që u kanë ndaluar kthimin për të paktën një vit.

Sipas të dhënave më të fundit të OKB-së, nga fillimi i vitit 2025 janë vrarë 124 palestinezë në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite.

Ndërsa hetimet për incidentin në Jenin pritet të vazhdojnë, ngjarja ka shtuar edhe më shumë presionin diplomatik mbi Tel Avivin dhe ka thelluar përçarjen mes Izraelit dhe një numri në rritje vendesh që kërkojnë llogaridhënie për veprimet në territoret e pushtuara.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

​Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

​Vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Fier, policia në kërkim të autorit

​Vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Fier, policia në kërkim të autorit

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Paunoviq s’ndalet: Jo vetëm që nuk kërkon falje, por e rikonfirmon deklaratën për “spastrimin etnik” të Kosovës

Paunoviq s’ndalet: Jo vetëm që nuk kërkon falje, por e rikonfirmon deklaratën për “spastrimin etnik” të Kosovës

VIDEO – Një bashkatdhetar përballet me pluhur dhe gropa në Serbi: Kështu duken investimet për shqiptarët e Kosovës

VIDEO – Një bashkatdhetar përballet me pluhur dhe gropa në Serbi: Kështu duken investimet për shqiptarët e Kosovës

Cristiano Ronaldo përshëndetet nga Portugalia më 24 shtator

Cristiano Ronaldo përshëndetet nga Portugalia më 24 shtator

Holandezi Van Bommel, zyrtarizohet si trajner te kombëtarja e Belgjikës

Holandezi Van Bommel, zyrtarizohet si trajner te kombëtarja e Belgjikës

Llapi përforcohet me një qendërmbrojtës zviceran

Llapi përforcohet me një qendërmbrojtës zviceran

Kurti: Kthimi i ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve serbë nuk mund të bëhet jashtë Kushtetutës dhe ligjit

Kurti: Kthimi i ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve serbë nuk mund të bëhet jashtë Kushtetutës dhe ligjit

Adeyemi flet si futbollist i Barçës: ”Më bindi Flick, erdha te klubi i idhujve të mi

Adeyemi flet si futbollist i Barçës: ”Më bindi Flick, erdha te klubi i idhujve të mi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën