TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mustafa thotë se çmimet e produkteve bazë janë dyfishuar

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Mustafa thotë se çmimet e produkteve bazë janë dyfishuar

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa tha se të dhënat e muajit prill tregojnë për rritje dyshifrore të çmimeve të produkteve bazike, të cilat e prekin çdo familje.

Ai në një konferencë për media tha se në këtë kohë të rritjeve të çmimeve punëtorët , pensionistët dhe kategoritë të tjera janë të braktisur.

“Të dhënat e muajit prill tregojnë për rritje dyshifrore të çmimeve të produkteve bazike, të cilat prekin çdo qytetar, çdo familje. Çmimet e produkteve si mishi, vajrat dhe yndyrat, pemët, si dhe kafja e çaji u rritën me nga 10 deri në 16.4%. Në anën tjetër, punëtorët, pensionistët dhe përfituesit e kategorive të ndryshme sociale vazhdojnë të mos kenë rritje të të hyrave. Pra, vazhdojnë të jenë të braktisur në kohën kur shpenzimet e jetesës çdo ditë e më tepër po bëhen më të papërballueshme”, theksoi Mustafa, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Ai shtoi se ekonomia e vendit po vazhdon të ballafaqohet me përkeqësim të mëtejmë të deficitit tregtar, si pasojë e rënies së eksporteve dhe rritjes së importeve, duke theksuar se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, ky deficit arriti në 1.4 miliardë euro.

Sipas Mustafës, ky pozicion i pafavorshëm tregtar për biznese, pritet të thellohet edhe më tutje përmes masave për pengimin e furnizimit me energji brenda vendit.

“Vendimi për të nxjerrë bizneset në tregun e hapur të furnizimit me energji, pa asnjë masë përgatitore dhe pa u siguruar se do të ketë konkurrencë të mirëfilltë në tregun e furnizuesve të energjisë, pritet të rrisë me rreth 260% shpenzimet e furnizimit me energji për bizneset që kanë mbi 50 punëtorë apo mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor. Një shtrenjtim kaq i madh i faturës së energjisë për disa biznese mund të nënkuptojë mbyllje të biznesit, ndërsa për një pjesë tjetër goditje të madhe në pozicionin konkurrues, duke i bërë eksportet e kompanive kosovare shumë më të shtrenjta dhe si pasojë, edhe më të pakta se që janë aktualisht. Më pak eksporte nga kompanitë kosovare do të thotë më pak vende pune në Kosovë, më pak të ardhura për familjet kosovare dhe më pak tatime të paguara për shtetin e Kosovës. Me një fjalë, kjo qeveri po e godet rëndë sektorin privat dhe me këtë po godet shtyllën kryesore të punësimit dhe të gjenerimit të të ardhurave për familjet kosovare”, tha ai.

Mustafa konsideron se Albin Kurti nuk ka ndjeshmëri as ndaj këtij kërcënimi të hapur që po i kanoset ekonomisë së Kosovës, prandaj edhe nuk sheh urgjencë të hapjes së rrugës për zhbllokimin e institucioneve të vendit.

“Çdo ditë shtesë e kësaj bllokade po rëndon mbi të tashmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës, si dhe mbi cilësinë e jetës së çdo familjeje në Kosovë. Prandaj, edhe sot i bëjmë thirrje partisë që ka dalë e para në zgjedhje të marrë përgjegjësinë që i takon për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe të hapë rrugë për krijimin e një qeverie të përgjegjshme që punon për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës”, përfundoi Mustafa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën