TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Udhëheqësi i Iranit nuk beson se negociatat me SHBA-në do të sjellin ndonjë “rezultat domethënës”

by teve1
11 muaj ago
0
A A
Udhëheqësi i Iranit nuk beson se negociatat me SHBA-në do të sjellin ndonjë “rezultat domethënës”

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të martën se nuk ka besim se negociatat indirekte bërthamore mes Teheranit dhe Uashingtonit do të sjellin ndonjë “rezultat domethënës”.

Komentet e tij erdhën gjatë një ceremonie për shënimin e përvjetorit të parë të vdekjes së ish-presidentit iranian Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën në një aksident helikopteri në Iranin verior vitin e kaluar.

Khamenei theksoi se Raisi kishte deklaruar qartë në vitin 2021 se nuk do të angazhohej në bisedime direkte me SHBA-në dhe, ndonëse negociatat indirekte vazhduan gjatë presidencës së tij, ato nuk dhanë asnjë rezultat.

Ai shtoi se Raisi “nuk e lejoi armikun të pretendonte se Irani u angazhua në bisedime përmes kërcënimeve”.

Duke folur për vazhdimësinë e negociatave, Khamenei shprehu dyshime se ato do të çonin në ndonjë rezultat konkret, duke theksuar se “nuk dimë se çfarë do të ndodhë”, ka shkruar Anadoly.

Iran dhe SHBA kanë rinisur bisedimet bërthamore që nga muaji i kaluar, me Omanin që vepron si ndërmjetës. Katër raunde negociatash indirekte janë zhvilluar deri tani, duke përfshirë të fundit në Muskat të dielën.

Më herët, Kazem Gharibabadi, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit dhe anëtar i ekipit negociator, njoftoi se ishte paraqitur një propozim i ri për raundin e ardhshëm të bisedimeve dhe se ishte “aktualisht në shqyrtim”.

Khamenei gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e zyrtarëve amerikanë për shpërbërjen e programit të pasurimit të uraniumit të Iranit, duke e quajtur atë “arrogancë të pastër”. Ai iu bëri thirrje SHBA-së të shmangin deklarata të tilla gjatë negociatave dhe theksoi: “Askush nuk po pret lejen e askujt.”

Në një deklaratë të tij, Ministri i Jashtëm i Iranit dhe kryenegociatori bërthamor, Abbas Araghchi, tha se programi iranian i pasurimit do të vazhdojë “me ose pa një marrëveshje” me SHBA-në. Ai shtoi se Irani është i gatshëm për biseda serioze, por pa u ndalur në procesin e pasurimit.

Komentet e tij erdhën pas deklaratës të dërguarit special të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili tha se çdo marrëveshje me Iranin duhet të përfshijë një marrëveshje për të ndaluar pasurimin e uraniumit.

Ai theksoi se “vija e kuqe” për SHBA-në është pasurimi, duke theksuar se nuk mund të lejohet as edhe një përqind i kapacitetit të pasurimit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përmbytje të mëdha në Zelandën e Re, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Përmbytje të mëdha në Zelandën e Re, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Rama takohet me presidentin e Emirateve, diskutohen mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet

Rama takohet me presidentin e Emirateve, diskutohen mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet

Trumpi mohon se Izraeli e shtyu SHBA-në në luftën me Iranin

Trumpi mohon se Izraeli e shtyu SHBA-në në luftën me Iranin

Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, liderët evropianë premtojnë bashkëpunim

Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, liderët evropianë premtojnë bashkëpunim

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Info Nata”- 20.04.2026

“Info Nata”- 20.04.2026

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën