TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vizita e Starmer në Tiranë, nis një kapitull i ri i marrëdhënieve Britani – Shqipëri

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Vizita e Starmer në Tiranë, nis një kapitull i ri i marrëdhënieve Britani – Shqipëri

Kryeministri britanik Keir Starmer, shkeli tokën shqiptare mëngjesin e së enjtes duke mbërritur në Tiranë në të parën vizitë zyrtare të tij, që i paraprin edhe takimit të Komitetit Politik Europian.

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Starmer tha se Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë emigrimin e paligjshëm.

Teksa vizitën e tij e quajti një dëshmi se një kapitull i ri ka nisur në marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe se problemi i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, që ka tensionuar jo pak herë raportet mes qeverive, është tej-kaluar.

“Fakti që unë, kryeministri i parë britanik që vij në Tiranë në këtë takim dy palësh, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën sesi ka krijuar një lloj force marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm të qeverive britanike, por qasja jonë nuk është ajo diplomacia me megafon”, tha kryeministri britanik.

Ndërkohë, kryeministri Rama tha se “ miti për shqiptarët kriminelë”, i ngritur dhe nga disa zyrtarë të qeverisë së kaluar britanike ka rënë.

“Mallkimi i shqiptarëve nuk ishte shumë i mirë për ta se tani janë jashtë parlamentit. Kjo mjafton, nuk ka nevojë për më shumë se kaq”, u shpreh Rama.

Rama tha se është koha që të zgjidhet edhe një tjetër problem me emigrantët shqiptarë që jetojnë atje, të cilët kanë përdorur identitet të Kosovës.

E zërat se kjo vizitë do të pasohet nga një marrëveshje e dytë si ajo me Italinë fqinje për të sjellë emigrantë azil-kërkues, i mohuan prerazi të dy liderët.

Megjithatë çështja e emigrantëve duket të vijojë të jetë kryeqendër e diskutimeve mes kryeministrit Rama e Starmer,pasi në mbrëmje atyre atyre do t’u bashkohet në një darkë pune edhe kryeministrja e Italisë Meloni.

Të tre, kishin qenë ideatorë dhe drejtues të një tryeze për çështjen e emigracionit edhe në Samitin e Komitetit Politik Europian të mbajtur vitin e kaluar në Londër.

Ndërsa si shenjë e forcimit të bashkëpunimit, në nisje të konferencës u nënshkruan dy marrëveshje, në fushën e mbrojtjes për të prodhuar mjete ushtarake si dhe për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta.

Më 16 maj 2025, Shqipëria do të presë Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke mbledhur 47 krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Samiti i Tiranës zhvillohet në një moment vendimtar për Evropën pasi një luftë po vazhdon në kufirin lindor të kontinentit dhe tensionet globale janë në rritje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse nuk ka marrëveshje me Teheranin

“Koha po ecën”: Trump shton presionin ndaj Iranit

Plagoset një polic në Tiranë, i dyshuari në arrati

Plagoset një polic në Tiranë, i dyshuari në arrati

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

Teherani cakton kryeparlamentarin iranian Qalibaf të dërguar special për Kinën

Teherani cakton kryeparlamentarin iranian Qalibaf të dërguar special për Kinën

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Mourinho, favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit

Mourinho ka marrëveshje me Realin, firmos deri më 2028

Jasir Asani në ekipin e sezonit në Champions

Jasir Asani në ekipin e sezonit në Champions

Trump thotë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse nuk ka marrëveshje me Teheranin

“Koha po ecën”: Trump shton presionin ndaj Iranit

Hasani i Llapit, më i miri i xhiros

Hasani i Llapit, më i miri i xhiros

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën