TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gabimet që dëmtojnë flokët gjatë drejtimit me hekur

by Tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Gabimet që dëmtojnë flokët gjatë drejtimit me hekur

Profesori i Cambridge, dr. Tim Moore, i cili është edhe shpikës i presës GHD të flokëve, thekson se cili është gabimi më i madh të cilin femrat e bëjnë kur hekurosin flokët

Siç e dini me siguri, përdorimi jo i drejtë i presës për flokë mund të dëmtojë qimet dhe të pengojë që gjatë tërë ditës të keni flokë të bukur, siç do të duhej të ishin pas hekurosjes.

“Ekzistojnë disa gjëra lidhur me temperaturën të cilën përdoruesit nuk e dinë. Nëse presën e aktivizoni në temperaturën më të lartë, nuk është e sigurt që do t’i keni flokët që i dëshironi. Nuk ju duhet temperatura më e lartë se 185 gradë Celsius, sepse temperatura më e lartë se 185 gradë do të krijojë pëlcitje vertikale në qime, andaj qimet do të ngrihen lart, ndërkaq rezultati është maja të pëlcitura dhe flokë të ngatërruar”, thekson ai.

Dr. Moore thotë që nëse hekurosni flokët derisa temperatura e flokëve është më e ulët se 185 gradë, do të detyroheni shumë herë të kaloni mbi qime në mënyrë që të shihni rezultatet e dëshiruara, andaj kjo do të mundë të zgjasë goxha, transmeton Telegrafi.

“Temperaturat të cilat i dëmtojnë flokët janë më të larta se 200 gradë. Temperatura më e lartë se 200 gradë mund të ndryshojë edhe ngjyrën e flokëve. Femrat të cilat i hekurosin flokët me presë në temperaturë prej 230 gradësh do t’i dëmtojnë dukshëm ato”, tërheq vërejtjen ai.

Kjo vlen për të gjitha tipat e flokëve, duke përfshirë edhe kaçurrelat. Edhe për flokë më të dendur nuk ju nevojitet temperatura më e lartë se ajo për flokë të hollë.

Dr. Moore thekson që presa për flokë do të duhej të përdorej ekskluzivisht në flokë të thatë, dhe assesi nuk do të duhej që flokët t’i drejtoni me presë pasi që sapo i keni tharë me tharëse flokësh.

“Nëse flokët i keni të njomura, uji i nxehur do të shndërrohet në avull dhe do t’i zgjerojë ato. Uji i mbyllur në korteks (shtresë e qimes) do të derdhet dhe do të dëmtojë flokët”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cila është koha më e mirë e ditës për të ushtruar?

Cila është koha më e mirë e ditës për të ushtruar?

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në dhomën e gjumit

Gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në dhomën e gjumit

5 vlerat ushqyese të hurmave

5 vlerat ushqyese të hurmave

Pesë gjëra që duhet bërë në rini

Pesë gjëra që duhet bërë në rini

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën