TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë për banorë

Rebelimi i qytetarëve e bëri atë, në vend të çelikut, të njohur sot për gjelbërimin e tij

Në Yorkshirin kodrinor shtrihet qyteti Sheffield, i quajtur sipas lumit Sheaf që rrjedh nëpër qytet.

Është një qytet anglez që dikur ishte i famshëm për çelikun, prandaj edhe ka pseudonimin “qyteti i çelikut”, megjithatë sot nuk njihet më për industrinë e tij, por për gjelbërimin.

Qyteti me nëntë herë më shumë pemë se sa njerëz ka pak më shumë se gjysmë milioni banorë të cilët pajtohen se natyra duhet të ruhet. Lagjet e qytetit të shpërndara në shtatë kodra rrethojnë qendrën e qytetit, , e cila ndodhet në mes të luginës.

“Qyteti i Çelikut”

Qyteti ndodhet në bashkimin e pesë burimeve – lumit Don dhe katër degëve të tij: Sheaf, Rivelin, Locksley dhe Porter Brook – të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në evolucionin e Sheffield. Këto ujëra kanë furnizuar me energji qindra mullinj që nga shekulli i 12-të.

Sheffieldi ishte i njohur edhe për prodhimin e takëmeve, veçanërisht thikave. Gjatë Revolucionit Industrial, prodhimi i Sheffieldit u rrit aq shumë sa fitoi nofkën e tij, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, “Qyteti i Çelikut” është sot kampioni britanik dhe evropian për sa i përket sasisë së gjelbërimit urban. Besojeni ose jo, më shumë se gjashtëdhjetë përqind e sipërfaqes së qytetit është e mbuluar nga parqe, pyje dhe kopshte, duke përfshirë një të tretën e Parkut Kombëtar të Distriktit Peak.

Autoritetet e qytetit janë angazhuar me vendosmëri për ruajtjen e natyrës dhe plani i tyre është që qyteti të ulë emetimet e dioksidit të karbonit në zero deri në vitin 2025.

Ndryshimi në mënyrën e të menduarit të banorëve u ndikua më shumë nga drama që ndodhi pak më shumë se dhjetë vjet më parë, kur kontraktorët bashkiakë filluan të prisnin pemë të shumta të shëndetshme. Banorët u rebeluan dhe ndërkohë lindi iniciativa e gjelbër “Partneriteti i Pemëve të Rrugës Sheffield”, e cila filloi të punonte në mënyrë agresive për gjelbërimin.

Qyteti me më shumë pemë në Evropë

Sot, me afërsisht 4.5 milion pemë që rriten në të gjithë qytetin, Sheffield ka më shumë pemë për person se çdo qytet tjetër në Evropë.

Disa banorë pohojnë se ia detyrojnë mjedisin e tyre të shëndetshëm incidentit të prerjes së pemëve të lartpërmendur, sepse kur pothuajse i humbën ato, u lidhën me pemët më shumë se kurrë më parë – dhe e përdorën energjinë e gjeneruar nga zemërimi i tyre për gjëra konkrete. /Telegrafi/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit?

Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit?

Të zgjohesh herët, a ju bën vërtetë më produktiv?

Të zgjohesh herët, a ju bën vërtetë më produktiv?

Largojeni thatësinë në lëkurë, përmes kësaj maske natyrale

Largojeni thatësinë në lëkurë, përmes kësaj maske natyrale

Nëse i bëni këto 6 gjëra, mos u habitni pse të tjerët nuk ju vlerësojnë

Nëse i bëni këto 6 gjëra, mos u habitni pse të tjerët nuk ju vlerësojnë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën