TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Oda Amerikane përsërit thirrjen për shtyrjen e afatit për liberalizimin e tregut të energjisë

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Oda Amerikane përsërit thirrjen për shtyrjen e afatit për liberalizimin e tregut të energjisë

Teksa afati për liberalizimin e tregut të energjisë po afrohet, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit qëndrimin e saj të mëparshëm se Kosova nuk është e përgatitur për një tranzicion të tillë. Në reagimin e OEAK thuhet se përtej mungesës së konkurrencës reale në treg, afati i shkurtër nuk u ka dhënë bizneseve as kohë të mjaftueshme për përgatitje, as hapësirë për zbatimin e masave mbështetëse gjatë kësaj periudhe kalimtare, të cilat janë thelbësore për të shmangur goditjet financiare dhe rënien e konkurrueshmërisë.

“Shqetësimet e bizneseve janë rritur ndjeshëm pas ofertave të marra nga furnizuesit, të cilat parashikojnë rritje mbi 200% të tarifave të energjisë, një zhvillim që bie ndesh me pritjet se liberalizimi do të sillte ulje të çmimeve përmes konkurrencës. Kjo rritje e paparashikuar do të prekë zinxhirin e gjerë të bizneseve në vend, nga sektori prodhues dhe përpunues, deri te sektori i shërbimeve, tregtisë dhe teknologjisë, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë financiare dhe perspektivën e investimeve”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se argumentet se vendet e rajonit kanë zbatuar me sukses liberalizimin nuk janë valide në kontekstin e Kosovës.

“Vendet fqinje kanë qasje në burime alternative si gazi natyror, ndërkohë që në Kosovë, për shkak të vendimmarrjeve të gabuara në të kaluarën, projektet për ndërtimin e infrastrukturës së gazit janë braktisur, duke e lënë energjinë elektrike si burimin e vetëm për nevoja afariste dhe industriale”, thuhet në reagim.

Për më tepër, sipas OEAK moskonstituimi i Kuvendit përbën një arsye shtesë se pse Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk duhet të vazhdojë me planet për liberalizimin e tregut në këtë faze, duke pasur parasysh se ky institucion i pavarur është llogaridhënës para deputetëve të Republikës së Kosovës.

“Për një tranzicion të qëndrueshëm dhe të drejtë, Oda Ekonomike Amerikane u bën thirrje politikëbërësve të shtyjnë afatin përtej 1 qershorit 2025 dhe paralelisht të miratojnë legjislacionin e nevojshëm dytësor për të mundësuar investimet në teknologji të ruajtjes së energjisë (bateri) dhe në sisteme me efikasitet të lartë energjetik. Gjithashtu, kërkohet futja e një skeme nxitëse tatimore dhe doganore për teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme dhe infrastrukturën mbështetëse. Pa këto masa, liberalizimi rrezikon të sjellë më shumë dëm sesa përfitim për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit

Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama: Bllokimi i buxhetit të kryeqytetit, ndëshkim për qytetarët

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

BE pret kapitull të ri në marrëdhëniet me Kosovën

Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit

Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit

Ditari: 13.02.2026

Ditari: 13.02.2026

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama: Bllokimi i buxhetit të kryeqytetit, ndëshkim për qytetarët

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

BE pret kapitull të ri në marrëdhëniet me Kosovën

Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtje të çlirimtarëve

Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtje të çlirimtarëve

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

IKD i bën thirrje Kuvendit: Hiqeni nenin 31, shkel Kushtetutën dhe dëmton zyrtarët publikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën