TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-deputeti i Guxos i reagon Kurtit pas letrës së tij për Abdixhikun

by teve1
7 muaj ago
3
A A
Ish-deputeti i Guxos i reagon Kurtit pas letrës së tij për Abdixhikun

Ish-deputeti i Listës Guxo, Burim Meta i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti përmes së cilës e ka vlerësuar përpjekjen e tij për pajtim me LDK-në për një koalicion të mundshëm.

Megjithatë, Meta duke e vlerësuar si të pamundshëm një koalicion të tillë ka ironizuar duke i propozuar Kurtit që për këtë qëllim t’i përdorë si ndërmjetës Pecin dhe Gërvallën si dy njerëz që sipas tij janë shembull i kombinimit politik në mes të strategjisë, instiktit dhe talentit të pashoq, në artin e improvizimit e mashtrimit.

Postimi i plotë:

Letër e hapur Kryeministrit Albin Kurti

I nderuari Kryeministër!

E shohim që me një përkushtim të pashoq po përpiqeni të ofroni dorën e pajtimit ndaj LDK-së për një koalicion të mundshëm në të mirën e shtetit. Një përpjekje e tillë e denjë është për t’u vlerësuar padyshim. Por, në pamundësi të realizimit të një qëllimi të tillë të parespektueshëm më herët dhe jo mirë të planifikuar, të urtët thonë: kur diplomacia dështon, fut në funksion mediatorin e mediokritetit!

Kryeministër, në këtë frymë, meqë LDK-ja nuk do të të bindet, mund të konsideroni të dërgoni si ndërmjetës mediatorë z. Pecin e znj. Gërvala – Schwarz, si dy figuara të promovuara për artin e tyre të komunikimit, bindjes e afërsisë, që të dy gjithmonë të gatshëm për t’i shpjeguar të vërtetat ashtu siç u pëlqejnë. Këta të dy mund të të organizojnë edhe një simpozium të nivelit të lartë shkencor e politik, ku mospajtimet i shndërrojnë në unitet dhe debatet eventuale i kthejnë në përshtatje ideologjike. Pra, Peci i vogël por me vota shumë, me një buzëqeshje të matur duke shpjeguar se si marrëveshjet janë gjithmonë të hapura për interpretim, ndërsa Gërvalla – Schwarz garanton se komunikimi është çelësi, veçse ndonjëherë çelësi mund ta ndryshoj edhe bravën! A duhet diçka më qartë se kaq? Dhe nëse edhe kjo diplomaci inovative nuk sjellë frytet e dëshiruara, që të dy janë në gjendje të të organizojnë edhe referundimin popullor, meqë zotërojnë edhe vota shumë! Ose krejt në fund, Kryeministër i ke të fortë, siç i ke pasur deri më tani t’i plasosh edhe në një seri tjetër deklaratash epike mediatike, edhe pse me shumë gabime. Këta të dy i ke shembull të kombinimit politik në mes të strategjisë, instiktit dhe talentit të pashoq, në artin e improvizimit e mashtrimit ku shkëlqejnë më shumë se të tjerët. Por, krejt krejt së fundmi i nderuari Kryeministër, shfrytëzoj këta të dy që mos po del ndonjë e mirë eventuale nga ta, meqë që të dy i ke lider të mosmirënjohjes, jodinjitetit, neokomunizmit e demokraturës, sepse këta të dy me qëllimin e vetëm për t’u afruar me Ju, bën çmos, shajtën e ofenduan, shpifën e tradhtuan edhe shtëpinë nga dolën dhe edhe të Asaj që i krijoi e i formësoi politikisht. Nesër mund t’a bëj.

Kurti letër Abdixhikut: Jam i interesuar për marrëveshje politike me LDK-në

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi paralajmëron kaos institucional për shkak të seancave të Kuvendit

Gashi paralajmëron kaos institucional për shkak të seancave të Kuvendit

Nisma Socialdemokrate dhe AAK nuk do të marrin pjesë në seancën e orës 11:00

Peci akuzon Bedri Hamzën për abuzime financiare në Mitrovicë

Peci akuzon Bedri Hamzën për abuzime financiare në Mitrovicë

Kryediplomati gjerman në Prishtinë: Çfarë mesazhesh u përcolli Wadephul  Osmanit dhe Kurtit?

FFK me video motivuese para duelit me Suedinë

Foda nuk ndryshon taktikën, por ndryshon formacioni

Peci akuzon Bedri Hamzën për abuzime financiare në Mitrovicë

Peci akuzon Bedri Hamzën për abuzime financiare në Mitrovicë

Kryediplomati gjerman në Prishtinë: Çfarë mesazhesh u përcolli Wadephul  Osmanit dhe Kurtit?

Kryediplomati gjerman në Prishtinë: Çfarë mesazhesh u përcolli Wadephul Osmanit dhe Kurtit?

12 vjeçari sulmoi 14 vjeçaren – Detaje nga therja me thikë mes nxënësve në Prizren

12 vjeçari sulmoi 14 vjeçaren – Detaje nga therja me thikë mes nxënësve në Prizren

Supremja shfuqizon disa dispozita për liberalizimin e energjisë, OEK kërkon rikthimin e bizneseve në çmim të rregulluar

Supremja shfuqizon disa dispozita për liberalizimin e energjisë, OEK kërkon rikthimin e bizneseve në çmim të rregulluar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën