Avokati Ben Emmerson tha se ka vdekur Nazim Bllaca,i cili ishte bërë i njohur vite më parë për rrëfimet e tij për Shërbimin Informativ të Kosovës.
“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, që është Nazim Bllaca, që ka vdekur. Ka informacione që në vitin 2019 që ishte një aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson në seancë e sotme në Gjykatën Speciale.
Bllaca pati thënë se kishte kryer vrasje për llogari të SHIK-ut. Nga ajo kohë Bllaca ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it, si dëshmitar i mbrojtur.