TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jashari: Mësimdhënësit do jenë në Prishtinë në protestë, nuk do shkojnë në shkollë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Jashari: Vendimi i Kurtit për 100 eurot nuk i ndal grevat

Sot në Prishtinë do të protestojnë punëtorët e sektorit publik, organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ditë më parë ka thënë për Radio Kosovën, se kërkesat e tyre janë që deri në miratimin e Ligjit për Paga, të gjithë punëtorët e sektorit publik të marrin një shtesë prej 100 euro në muaj, të nisë zbatimi i Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe të nënshkruhet marrëveshja kolektive gjithëpërfshirëse.

”Ne kemi kërkuar dialog me Qeverinë e Kosovës. Kërkesat tona që i kemi parashtruar janë edhe në të mirë edhe të qeverise e të cilat kanë për qëllim fuqizimin e punëtorëve. Por nëse nuk do të ketë dialog dhe plotësim të kërkesave tona ne, si sindikalistë, kemi veprimet tona sindikale të cilat nuk jemi të interesuar që t’i ndërmarrim, por nëse është nevoja ne ditëve në vazhdim do të veprojmë sindikalist”, tha ai.

Ndërkohë, në të gjitha shkollat e vendit nuk po mbahet mësim, pasi Sindikata e Arsimit, ka vendosur që t’i bashkohet protestës. Kryetari i kësaj Sindikate, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se mësimdhënësit nga i gjithë vendi, përfshirë edhe ata të universiteteve, janë nisur drejt Prishtinës për të qenë pjesë e protestës.

“Duke u nisur nga fakti se punëtorët e arsimit do të jenë në protestë, kemi ardhur në përfundim që t’u drejtohemi prindërve, që nuk ka mësim, pasi mësimdhënësit do të jenë në Prishtinë në protestë, nuk do të jenë në shkollë”, tha ai.

Jasharaj, bëri të ditur se kanë pasur një takim edhe me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për t’i kërkuar që të angazhohet në realizimin e kërkesave të tyre, duke filluar dialogun me Qeverinë, në mënyrë që të mos shkohet në grevë të përgjithshme.

Më 12 maj, SBASHK-u organizoi një grevë njëorëshe në të gjitha nivelet e arsimit në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama akuzon Çekun për mos sigurimin e librave

Rama reagon për vdekjen e Flora Brovinës: Një grua që jetën e saj ia kushtoi njerëzve, lirisë dhe vendit të saj

Haxhiu: Uroj që takimi i radhës LVV-LDK të sjellë emra konsensualë për presidentin

Haxhiu për vdekjen e Flora Brovinës: Kosova humbi një grua që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit

Vdes Flora Brovina

Vdes Flora Brovina

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

Krasniqi në formacionin më të mirë në Turqi

Krasniqi në formacionin më të mirë në Turqi

Huthët akuzojnë Arabinë Saudite për 54 sulme ajrore në Jemen

Huthët akuzojnë Arabinë Saudite për 54 sulme ajrore në Jemen

Rama akuzon Çekun për mos sigurimin e librave

Rama reagon për vdekjen e Flora Brovinës: Një grua që jetën e saj ia kushtoi njerëzve, lirisë dhe vendit të saj

Haxhiu: Uroj që takimi i radhës LVV-LDK të sjellë emra konsensualë për presidentin

Haxhiu për vdekjen e Flora Brovinës: Kosova humbi një grua që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit

Rrahmani e Zhegrova në ekipin e javës në Serie A

Rrahmani e Zhegrova në ekipin e javës në Serie A

Veliaj mbetet në burg pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Veliaj mbetet në burg pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Atalanta synon Zhegrovën në janar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën