TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

I dërguari i BE-së për dialogun vizitë të pa paralajmëruar në Kosovë

Sot për herë të dytë erdhi në Prishtinë ndërmjetësi i dialogut Kosovë – Serbi, Peter Sorsensen. Diplomati danez nuk dha shumë detaje për takimin e zhvilluar me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimin. Ndërkaq në njoftimin e qeverisë thuhet se u diskutua për zbatimin e marrëveshje të arritura në kuadër të dialogut.

by Shpat Blakcori
11 muaj ago
0
A A

Në këto momente as Kurti e as Vuçiq nuk e kanë mendjen në dialog.

I pari ende nuk ka arritur t’i krijoj institucionet e reja si fitues i zgjedhjeve, ndërsa i dyti po përballet me protesta masive në Serbi.

Por, pavarësisht këtyre rrethanave të enjten në Prishtinë erdhi pa paralajmërim ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Ai në ora 11:00 u prit në takim nga kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi.

Pas përfundimit të takimit që zgjati rreth një orë e gjysmë diplomati danez nuk tha ndonjë gjë konkrete për vizitën e tij në Kosovë.

“Jam ne Prishtinë me stafin në kuadër të angazhimeve si emisar i dialogut, bashkë me stafin tim. Pas Prishtinës do të shkojë në Beograd. Është një vizitë normale, jam i lumtur që jam këtu. Do të vazhdoj në Beograd dhe pastaj në Bruksel. Jemi duke punuar, kaq”, tha Sorensen, pas takimit me Bislimin.

Ndërkaq në njoftimin e qeverisë thuhet se me ndërmjetësin Sorensen u diskutua për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.
“Biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Emisari Sorensen gjatë ditës u prit në takim edhe nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ku mes tjerash diskutuan për çështjet e sigurisë në rajon.

Komandanti i KFOR-it nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Pas Prishtinës, Sorensen do të udhëtojë për në Beograd e më pas do kthehet në Bruksel.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

Partitë dërgojnë emrat te presidentja për anëtarë të KQZ-së

Specialja pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse

Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi, i lë në fuqi për 10 të tjerët

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

Partitë dërgojnë emrat te presidentja për anëtarë të KQZ-së

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Specialja pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse

Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi, i lë në fuqi për 10 të tjerët

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Drita këndellet dhe ruan hapin me liderin

Ekspertët paralajmërojnë: Zgjatjet e qerpikëve mund të shkaktojnë probleme serioze me sytë

Ekspertët paralajmërojnë: Zgjatjet e qerpikëve mund të shkaktojnë probleme serioze me sytë

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën