TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për KPK-në, Haxhiu:Fitore e madhe për reformën në drejtësi

by teve1
7 muaj ago
5
A A
Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për KPK-në, Haxhiu:Fitore e madhe për reformën në drejtësi

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që të shfuqizojë Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).

Ndërkaq, projektligji për KPK sipas Kushtetueses është në tërësi në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Gjykata, njëzëri ka vendosur (i) të deklarojë kërkesat të pranueshme; si dhe (ii) të konstatojë se, nën-paragrafët 1.2 dhe 1.3 të paragrafit 1 të nenit 15 (Zgjedhja e anëtarëve të KPM) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me nenin 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve] të Kushtetutës;(iii) të konstatojë se, nën-paragrafët 3.4 dhe 3.5 të paragrafit 3 të nenit 18 (Shkarkimi i Kryetarit dhe anëtarit të KPM-së) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve] të Kushtetutës; (iv) të konstatojë se, nën-paragrafët 2.4 dhe 2.5 të paragrafit 2 të nenit 4 (Kompetencat e KPM-së), paragrafi 5 i nenit 25 (Leja e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre) dhe paragrafi 2 i nenit 43 (Rregullimi i pronësisë së të licencuarave/regjistruarave) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmërime paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës; (v) të konstatojë se, pika 1.2.1  dhe pika 1.2.24, e nën-paragrafit 1.2 të paragrafit 1 dhe pikat 1.3.5 dhe 1.3.6 të nën-paragrafit 1.3 të paragrafit 1 të nenit 60 (Sanksionet me gjobë) të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës; (vi) të konstatojë se Ligji i kontestuar, shfuqizohet; si dhe (vii) të refuzojë kërkesat për masë të përkohshme”, thuhet në njoftim.

Të dy ligjet ishin dërguar për vlerësim të kushtetutshmërisë nga deputetët e legjislaturës së kaluar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka theksuar se “Gjykata Kushtetuese sot i dha dritën e gjelbër reformës së madhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Angazhimi dhe përpjekja jonë për një reformë rrënjësore në sistemin prokurorial, më në fund po merr drejtimin e merituar. Pas një përpjekjeje e rruge tejet të gjatë, të ballafaquar me jo pak sfida e pengesa, me bojkotime e vonesa, sot Gjykata Kushtetuese ka njoftuar dhe ka validuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial. Kjo është një fitore e madhe, një fitore për reformën dhe për tërë sistemin e drejtësisë. Rrjedhimisht KPK nuk do të funksionojë tutje bazuar në interesat grupore, politike e klanore, dhe nuk do ta ketë përbërjen korporatiste dhe të pabalancuar e të dominuar pothuajse 100% me prokurorë, e të cilat, vetëm dëme të pa-riparusheme i sollën vet sistemit. Tutje KPK do të funksionojë e ri-organizuar, me përbërje sipas standardeve më të mira ndërkombëtare dhe profesionale, por gjithashtu, me kriteret profesionale të përbërjes e llogaridhënies”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, ndryshimet e tilla do t’i sjellin sistemit profesionalizëm dhe integritet, transparencë dhe llogaridhënie me synim të rritjes së efikasitetit profesional, rritjes së integritet dhe besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

“Ndryshimet e tilla, përveçse do ta eliminojnë këtë lloj të funksionimit, te keqmenaxhimit e korporatizmit në KPK, ato gjithashtu sistemit do t’i sjellin profesionalizëm e integritet, transparencë dhe llogaridhënie, me synimin e rritjes së efikasitetit profesional,  rritjes së integritetit dhe besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë proces. Mirënjohëse për angazhimin profesional”, ka shtuar ajo.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

Në Mitrovicën e Jugut verifikohen 75 nga 105 vendvotime, Elezi paralajmëron përfundimin e procesit sot

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Hill: Demaçi nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunohej

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Trepça sonte kundër PAOK-ut në FIBA Europe Cup

Trepça në Gjermani ndaj Braunschweigut

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Dalin detaje të reja për atentatin në afërsi të Rinasit ku mbeti i vrarë një person

Dalin detaje të reja për atentatin në afërsi të Rinasit ku mbeti i vrarë një person

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

Në Mitrovicën e Jugut verifikohen 75 nga 105 vendvotime, Elezi paralajmëron përfundimin e procesit sot

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Hill: Demaçi nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunohej

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën