TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbeturinat “mbulojnë” tregun e veturave në Prishtinë

Hyrja për në tregun e veturave në Prishtinë, është e mbushur me mbeturina. Në tregun të cilin e frekuentojnë qindra qytetarë të dieleve, kundërmon një erë e keqe. Nga kompania “Pastrimi” thonë se nuk janë përgjegjës për pastrimin e kësaj zone, përderisa nga Komuna refuzojnë të flasin.

by Fëllënza Krasniqi
7 muaj ago
0 0
A A

Thuajse çdo të diele vjen këtu në tregun e veturave në Prishtinë.

Por, ajo se çfarë po i sheh syri e po i nuhat hunda, nuk po i pëlqen Mehdi Shaqirit.

Ai është i mllefosur nga gjendja në të cilën ka mbetur tregu.

“Gjenda është katastrofale, çfarë ere, mundemi me marr edhe ndonjë epidemi. Unë, nuk e di a e pastrojnë ndonjë firmë këndej a kush e ka veç tmerr është. Ne i kemi dhënë votat për me u bë më mirë, por këtu është shumë keq, këta punëtorë këta që shëtisin këndej është shumë keq se maskën duhet me vendos”, thotë Mehdi Shaqiri – qytetar

Shaqiri madje thotë se do të ndihmonte vullnetarisht që të mirëmbahej kjo pjesë.

“Duhet me marr një veprim sa më të shpejtë që me rregulluar këtë gjendje. Për bese që unë jam punëtorë, por pa pare po vijë këtu po ju ndihmojë nëse ka mundësi për një punëtore për me punuar këtu, kurdo le të më bëjnë kërkesë unë po vijë”, thotë ai.

E si kundërmim i erërave që po vijë në këtë zonë, qytetari Nexhat Zekolli thotë se nuk do të vije në treg më.

“Ishte një pjesë më mbeturina nuk e di qysh lejohet ajo, por nuk e di edhe populli qysh e  viziton. Unë për vete në të ardhmen nuk vijë kurrë e nuk i preferoj askujt për me ardh. Se ishte një katastrofë e madhe ishin mbeturina që kishin aromë shumë të rëndë”, shprehet Zekolli.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme se kush është fajtor për gjendjen e krijuar.

“Kush po i hedhë ato unë, ti, u krye ne jemi ata se ne nuk  mundemi me ia lënë fajin higjienikut. Ai nuk mundet me qese me ardh pas meje e me thanë mos e hedh në tokë, por ne qese. Se pari ne duhet me u edukuar”, thotë Muharrem Kazasi.

“Është katastrofë prej që e mbaj mend kështu, ka mbeturina e erëra të ndryshme. Qeveria këtu krejt fajet i ka qeveria se nuk ka kontrolle”, shprehet Veli Krasniqi.

Këtë zonë, drejtori i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica thotë se nuk e kanë për obligim që ta pastrojnë.

“Ajo është deponi ilegale, ajo është nën Drejtorinë  e Shërbimeve Publike dhe ne nuk e kemi obligim me i kryer për shkak se ne në bazë të rregullores tani e kryejmë shërbimin e bizneseve dhe ato që i kemi të kontraktuara dhe qytetarët. Ajo pjesë është ilegale është mirë inspekcioni i Prishtinës me e pa se kush po i hedh për shkak se nuk është lokacionin për hedhjen e mbeturinave dhe e dyta nëse Komuna vlerëson se ne duhet me i largu mundet me na bë kërkesë zyrtare dhe normalisht ne e largojmë për shkak se ka kosto dhe në bazë të kërkesave e bëjmë edhe faturimin e shërbimit”, ka thënë Reçica.

Televizioni gjatë gjithë javës ka pritur për një qëndrim nga Komuna e Prishtinës, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Sorensen takohet me Kryediplomaten e Finlandës: Diskutuam në detaje për dialogun Kosovë-Serbi

Sorensen takohet me Kryediplomaten e Finlandës: Diskutuam në detaje për dialogun Kosovë-Serbi

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

​Rreth 80 prokurorë të shtetit angazhohen për balotazh

Radoniqi informon ambasadorin gjerman për përgatitjet e KQZ-së për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Radoniqi informon ambasadorin gjerman për përgatitjet e KQZ-së për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Fabregas tregon të vetmin ndryshim midis epokës aktuale të Arsenalit dhe asaj të Wenger

Fabregas tregon të vetmin ndryshim midis epokës aktuale të Arsenalit dhe asaj të Wenger

Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”, Laporta zbulon planin emocionues

Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”, Laporta zbulon planin emocionues

E largoi nga fusha pas 55 minutash lojë, Ivan Balliu përplaset ashpër me trajnerin e Vallecanos në stol

E largoi nga fusha pas 55 minutash lojë, Ivan Balliu përplaset ashpër me trajnerin e Vallecanos në stol

Dayot Upamecano drejt Realit, Bayerni gjen pasuesin te Liverpooli

Dayot Upamecano drejt Realit, Bayerni gjen pasuesin te Liverpooli

Dellova pritet nga ambasada e Kosovës në Bullgari

Dellova pritet nga ambasada e Kosovës në Bullgari

Ramiz Sadiku e trondit lideren e Ligës së Parë, Vushtrrinë – Lushtaku me Trepçën, ndal Feronikelin

Ramiz Sadiku e trondit lideren e Ligës së Parë, Vushtrrinë – Lushtaku me Trepçën, ndal Feronikelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën