TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të paktën dy të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Të paktën dy të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Sulmet ajrore ruse kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjera në Harkiv dhe Sumi, thanë autoritetet ukrainase më 18 prill.

Kryetari i Harkivit, Igor Terekhov, tha përmes Telegramit se një person u vra dhe 26 të tjerë u plagosën në sulmet e kryera nga Rusia në këtë qytet.

“Sipas informacioneve të para, sulmet në Harkiv u kryen me raketa balistike, të mbushura me municione thërrmuese. Prandaj, zonat e goditura janë shumë të mëdha”, tha ai, duke shtuar se 15 ndërtesa banimi janë dëmtuar.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleg Synegubov, tha se sulmet goditën “pjesët e banuara” të qytetit.

Në Sumi, afër kufirit me Rusinë, forcat e Moskës përdorën dronët Shahed, të prodhimit iranian. Nga sulmet u vra një person dhe u plagos një tjetër, tha administrata rajonale ushtarake përmes një postimi në Telegram.

Të dielën, një sulm rus me raketa balistike vrau të paktën 35 persona në Sumi dhe la të plagosur më shumë se 100 të tjerë.

Udhëheqësit botërorë e dënuan sulmin, që ishte më vdekjeprurësi në Ukrainë këtë vit, dhe një nga sulmet më të rënda që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sulmet ajrore janë përshkallëzuar pavarësisht thirrjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për arritjen e një armëpushimi.

Një ditë më parë, zyrtarët amerikanë dhe evropianë u takuan në Paris për të biseduar për luftën në Ukrainë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sërish kërkoi që të shtyhej përpara plani i paqes i paraqitur nga Uashingtoni./Radio Evropa e Lirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarri masiv në Xhakarta lë qindra banorë të pastrehë

Zjarri masiv në Xhakarta lë qindra banorë të pastrehë

Costa në Shqipëri: Përshpejtoni luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Costa në Shqipëri: Përshpejtoni luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Tetë të vrarë në Liban nga sulmet izraelite, pavarësisht thirrjeve të Trumpit për deeskalim

Tetë të vrarë në Liban nga sulmet izraelite, pavarësisht thirrjeve të Trumpit për deeskalim

Trump ndryshon mendim: Ukraina është në një pozicion për ta rifituar gjithë territorin

Zelensky kërkon raketa Patriot nga SHBA-ja pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

Komuna e Prishtinës: Veturat e regjistruara jashtë Prishtinës vetëm për hyrje në qendër të kryeqytetit do të paguajnë deri në dy euro

Komuna e Prishtinës: Veturat e regjistruara jashtë Prishtinës vetëm për hyrje në qendër të kryeqytetit do të paguajnë deri në dy euro

Murati nënshkruan vendimin për hartimin e Projektligjit për Bankën Zhvillimore

Murati nënshkruan vendimin për hartimin e Projektligjit për Bankën Zhvillimore

Cilat janë 10 profesionet me rritjen më të shpejtë dhe pagat më të larta për të diplomuarit e rinj?

Cilat janë 10 profesionet me rritjen më të shpejtë dhe pagat më të larta për të diplomuarit e rinj?

Kurti premton ndërtimin e Qendrës Rajonale për Agro-përpunim dhe Verëtari në Rahovec

Kurti premton ndërtimin e Qendrës Rajonale për Agro-përpunim dhe Verëtari në Rahovec

Prishtina ndanë rrugët me boshnjakun Kariq

Prishtina ndanë rrugët me boshnjakun Kariq

DnV: Aktivitetet zgjedhore në teren të qeta, fushata në rrjetet sociale e ashpër

DnV: Aktivitetet zgjedhore në teren të qeta, fushata në rrjetet sociale e ashpër

Zjarri masiv në Xhakarta lë qindra banorë të pastrehë

Zjarri masiv në Xhakarta lë qindra banorë të pastrehë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën