Sipas njoftimit të Policisë, eshtrat dyshohen të jenë të njeriut.
Nga PK-ja kanë thënë se eshtrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminim.
“Fsh. Zhiti, Podujevë 15.05.2022 – 17:52. Dëshmitari mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar tokën, kishte hasur në disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut. Eshtrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /teve1.info/