TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vetëvendosje konsiderohet partia që shkeli më së shumti Kushtetutën

Sot u shënua 17-vjetori i Kushtetutës së Kosovës, e sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, shkeljet më të mëdha të saj i përgjatë viteve i ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.

by Venhar Isufi
1 vit ago
1 0
A A

Janë bërë 17 vite që kur Kosova ratifikoi Kushtetutën e saj.

E po në këtë përvjetor, po vlerësohet se ky akt që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve, është cenuar përgjatë viteve.

Shkeljet më të mëdha, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, u bënë në legjislaturën e fundit në të cilën udhëhoqi Lëvizja Vetëvendosje.

“Ka ose shënon një rekord të numrit të shkeljeve Kushtetuese në lidhje me miratimin e ligjeve e gjithashtu edhe vendimeve të tjera të cilat veçse i kanë nxjerrë dhe Gjykata Kushtetuese i ka nxjerrë që janë në kundërshtim me Kushtetutën.01:37 Përshembull e kemi rastin e ligjit për Këshillin Prokurorial ku Gjykata Kushtetuese e ka konstatuar që është në kundërshtim me Kushtetën e Republikës së Kosovës, gjithashtu e kemi rastin për ligjin e pagave në sektorin publik”, ka deklaruar Melos Koloshi nga IKD.

E sipas profesorit të çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, aktorët politik duhet ta respektojnë çdo nen dhe ligj të Kushtetutës.

“Është një ditë e rëndësishme me peshë të jashtëzakonshme, dhe është një dokument, përvjetori po flas, është një dokument ku Kushtetuta që do duhej me respektin më të madh dhe të vazhdueshëm të sillemi ndaj saj të gjithë personat fizik qytetarë të republikës, ndaj institucionit të këtij vendi”, tha ai.

Baraliu tregoi edhe për vendimet që janë shkelur përgjatë viteve.

“Shembull konkret është vendimi i kësaj Gjykate lidhur me faljen e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit që asnjëherë nga opinioni publik nuk është miratuar”, tha ai.

Në këtë 17-vjetor, e para e shtetit, Vjosa Osmani tha se Kushtetuta është kontratë e përbashkët për një shoqëri demokratike, të drejtë e të barabartë.

“Në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për ta mbrojtur Kushtetutën, për ta zbatuar me përpikëri, dhe për ta jetësuar në çdo vendim, politikë e veprim. Sepse vetëm përmes forcimit të sundimit të ligjit dhe respektimit të rendit kushtetues, mund të ndërtojmë një shtet që i shërben qytetarëve të vet me dinjitet dhe drejtësi”.

Kushtetuta e Kosovës u miratua më 9 prill të vitit 2008, dhe kishte hyrë në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: LDK ka nevojë për reflektim të thellë dhe zgjedhje të brendshme

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë verës

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

Modriq arrin shifrën e 200 ndeshjeve ndërkombëtare

Modriq arrin shifrën e 200 ndeshjeve ndërkombëtare

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: LDK ka nevojë për reflektim të thellë dhe zgjedhje të brendshme

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë verës

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti: Eshtë e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov

Aksioni i antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfiskohen kokainë e armë

Sekuestrohen armë në Podujevë, dyshohej se do të dërgoheshin në Gjermani – tre të dyshuar në arrati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën