Avdijaj përmes një lidhje direkte për Tëvë1, tregoi se përveç që sot ishte në Hagë, ai ka shkuar edhe më parë atje për vizitë.
“Nuk është hera e parë që kam shkuar te Dhomat e Specializuara në Hagë, kam shkuar edhe për presidentin Hashim Thaçi, dhe premtoj që do të shkoj për çdo aktgjykim, për çdo çlirimtar të UÇK-së”, tha shtuar ai.
Ndër tjerash, ai bëri të ditur se gjatë vizitave private që ka pasur me Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin, ata kanë pasur pritshmëri që do të dënohen sot nga Gjykata Speciale, andaj e kanë mirëpritur edhe vendimin e sotëm.
Teksa shtoi tutje, se ata janë miqtë e babit të tij.
“Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati gjatë vizitave private, kanë thënë se ndoshta do të dënohemi, ata e kanë mirëpritur vendimin e gjykatës. Gjithashtu, ata janë miq të babait tim”, ka thënë ai.
Derisa gjykata po jepte gjykimin final ndaj Gucatit e Haradinaj, Valon Avdijaj nga Kosova por që jeton në Belgjikë, ka shkuar te Dhomat e Specializuara me seli në Hagë dhe nga aty ka pritur vendimin ndaj ish dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare.
Teksa sot Gjykata Speciale ka shpallur fajtor ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj me nga 4 vjet e gjysmë burgim, ku llogaritet edhe koha e paraburgimit