TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Dita e Shëndetësisë, këtë vit në Prishtinë iu përkushtohet nënave lehona

by tëvë1
11 muaj ago
13
A A
​Dita e Shëndetësisë, këtë vit në Prishtinë iu përkushtohet nënave lehona

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka filluar dita e parë e trajnimit të prindërve “ Kujdesi në grup për prindërim”.

Në këto trajnime, të cilat do të mbahen nga një takim në muaj, për shtatë muaj, nënat do të mund të ndajnë përvojën e tyre, eksperiencat, shqetësimet, por edhe këshilla nga infermieret, shkruan KP.

Shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, si financuese e projektit, tha se në Kosovë mbetet shumë për t’u bërë rreth nënave dhe foshnjave të porsalindura.

“Prandaj, programe si vizitat në shtëpi duhet të zgjerohet, por edhe prindërit duhet të kenë më shumë njohuri për kujdesin ndaj fëmijëve, siç është edhe sesioni i sotëm që shpresojmë të zgjerohet. UNICEF është i përkushtuar të vazhdojë punën tonë për fëmijët me të gjithë partnerët në Kosovë për mirëqenien e fëmijëve”, tha ajo.

Ndërsa, drejtori i shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, shtoi se përmes këtij programi, i cili është i treti që i kushtohet kësaj kategorie, drejtoria dëshiron që t’i forcojë programet për nënat dhe fëmijët.

“Është programi i tretë që i kushtohet kësaj kategorie. Ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve për gratë, nënat dhe fëmijët. Përmes këtyre projekteve, ne dëshirojmë që t’i forcojmë programet për nëna dhe fëmijë, për arsye se sot në botë konsiderohet që fatkeqësisht, vdesin 300 mijë gra gjatë shtatzënisë në vit dhe dy milion fëmijë të porsalindur dhe dy milion gjatë lindjes. Përmes këtyre programeve dhe përkrahje që përbën UNICEF dhe MSH-ja ne kemi arrit t’i krijojmë kapacitetet për këto tri programe”, shtoi Sadiku.

E për fund, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama u shpreh se ky program do të ndikojë tek nënat në aspektin psikik dhe fizik.

“Sot është ditë e parë e trajnimit të prindërve, për me i trajnua se si duhet me u kujdes për fëmijët e tyre, ose për informata shtesë të cilat iu nevojitën, që ta kenë një periudhë kohore sa më të shëndoshë, në aspektin psikik dhe fizik edhe për foshnje por edhe për prindërit. Ky është një proces qe ne e kemi filluar parë dy vitesh me vizita nëpër shtëpi që prindërit kanë foshnje të sapolindura, e po ashtu edhe me trajnime për nënat shtatzëna që kemi filluar para një viti, me i trajnua jo vetëm nënat por edhe babatë”, u shpreh Rama.

Ky program për kujdesin e prindërve dhe foshnjave, është një bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe UNICEF-it.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Presidenti i Izraelit uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Izraelit uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mali i zi uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mali i zi uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Rama ndan foto me djalin e Thaçit: Të bashkuar për drejtësi, shtet e për kombin tonë

Rama ndan foto me djalin e Thaçit: Të bashkuar për drejtësi, shtet e për kombin tonë

Prattipati merr pjesë në festimet për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ermal Fejzullahu publikon këngë për heroin Hakif Zejnullahu

Ermal Fejzullahu publikon këngë për heroin Hakif Zejnullahu

Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

​Ambasadori Rudolph: Kosova 18 vjeçare, histori suksesi

​Ambasadori Rudolph: Kosova 18 vjeçare, histori suksesi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën