TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Llapjanët në hall me stacionin e autobusit në Prishtinë

Qytetarët e Podujevës po ankohen për stacionin aktual të autobusit. Ata thonë se ndihen të rrezikuar nga hapësira kur presin për transport çdo ditë. E komuna thotë që kjo nuk është zgjidhja ideale që kanë gjetur dhe se stacioni është i përhershëm.

by Rinesa Osmanaj
10 muaj ago
3 0
A A

Me vështirësi po i ngjet shkallët.

E më pas këtij të moshuari i duhet të mbahet në këta hekura për të arritur  deri tek stacioni aktual i autobusit në lagjen “Xhamia e Llapit” në Prishtinë.

Sikurse ky, mbi hekurudhë deri tek kjo ndalesë për pritje ndalen qindra udhëtarë të Podujevës që prej ndërrimit të stacionit disa ditë më parë.

Ankesat për këtë stacion qytetarët i kanë të shumta. Madje thonë që po ndihen të rrezikuar për shkak të hapësirës që e quajnë jo adekuate.

“A po e sheh udhë këtu s’ka, as këtu te shkallët, vetura shumë, kur te bien naj fëmijë psh, e kështu”, shprehet Selmon Xheladini – qytetar

“Për momentin vendi është këtu ku jemi, mbi shina të trenit, ankesa po kemi çdo ditë normal. Xhamia e Llapit ka qenë vendi më i preferum për qytetarët e Podujevës, por nuk na lanë Komuna, nuk e di pse s’na i lanë çka po i pengon kjo punë”, thotë Sadat Kurtolli –qytetar.

Kritika për stacionin e llapjanëve ka edhe nga opozita, ani pse u vlerësua zhvendosja e stacionit.

“Është mirë që e kanë zhvendos për shkak se as aty s’ka qenë një vend adekuat, por edhe këtu mendoj që është një vend hala me i keq për shkak se është dhënë një rrugë pa rrugë në kuptimin e asaj që këtu nuk ka as stacion. Unë mendoj që duhet me gjet një vend më të përshtatshëm për shkak se duhet me vendos edhe kabina e stacionit po ashtu një vend që ka hapësirë të mjaftueshme, këtu nuk ka as hapësirë as trotuare”, shprehet Besart Krasniqi, asamblesitë nga LVV.

E nga Komuna e Prishtinës thonë se kjo nuk ka qenë zgjidhja më e mirë, porse nuk është e përhershme.

“Kemi caktu një vendndalim një stacion për linjën Podujevë Prishtinë, e cila pastaj kalon ka rruga e Zagrebit, Tiranës dhe përfundon në Stacionin e Autobusëve. Kemi parë edhe nga terreni që nuk është më e mira dhe adekuatja prandaj kemi marrë edhe ankesa  të menjëhershme edhe nga qytetarët edhe vet autobusët. Kështu që do të rishikojmë që në atë perimetër në atë pjesë ku ka më shumë hapësirë e më shumë rrugë ku mu ndal autobusët më lehtë, ta gjejmë një zgjidhje adekuate”, thotë Donat Lushaku, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Pas shtatë ditëve, transportuesit nga Podujeva i kanë dhënë fund grevës pasi kanë arritur marrëveshje me Komunën e Prishtinës.

Greva e transportuesve kishte filluar si reagim ndaj një vendimi të Komunës që ndalon futjen e autobusëve ndërurbanë brenda qytetit të Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëfimi i ushtarit që mbante fotografinë e Rugovës në varrimin e tij, si e kujton atë ditë?

Rrëfimi i ushtarit që mbante fotografinë e Rugovës në varrimin e tij, si e kujton atë ditë?

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Çfarë ndodhë me fletëvotimet pas shpalljes së rezultateve?

Kush do ta zëvendësojë Bislimin si kryenegociator?

Kush do ta zëvendësojë Bislimin si kryenegociator?

Moti për pesë ditët e ardhshme

Reshje shiu me intensitet të lartë të hënën, IHMK kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

Sonte në VAR zbulohet skandali më i madh me doping, në futbollin e Kosovës

“Kam për të zhduk…” – Portieri i Vushtrrisë kërcënon zyrtarin e Feronikelit, ngrihet aktakuzë ndaj tij

“Kam për të zhduk…” – Portieri i Vushtrrisë kërcënon zyrtarin e Feronikelit, ngrihet aktakuzë ndaj tij

Zjarr i madh në Orikum, forcat zjarrfikëse luftojnë me flakët që favorizohen nga era

Zjarr i madh në Orikum, forcat zjarrfikëse luftojnë me flakët që favorizohen nga era

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën