TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kompania që eksporton produktet e drurit nga Drenasi në Amerikë, në frikë pas taksës së Trumpit

Një kompani e cila eksporton produkte të drurit nga Drenasi në Amerikë është në frikë se si do të ndikojë taksa e vendosur nga Trump.

by Doresa Geci
1 vit ago
1 0
A A

Ka afër 80 vite që merren me përpunimin e drurit.

Por, fabrika e cila gjendet në Parkun e Bizneseve në Drenas, tash dy vite, dyert, shkallët e tavolinat i eksporton edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E ky biznes, si dhe shumë të tjerë që eksportojnë nga Kosova  në ShBA, tani do të paguajnë edhe një taksë prej 10%.

Kësisoj, Kreshnik Shehu pronari i kësaj fabrike ende nuk di se si do të ndikojë kjo taksë te shitjet  që do ketë në Amerikë, ani pse planifikimet i kishte që këtë vit të eksportojë më shumë.

“Faktikisht ne nuk jemi eksportues të kamotshëm por këto dy vitet e fundit kemi filluar eksportin në Amerikë, vitin e kaluar një sasi të vogël kurse këtë vit planifikimi është që të kemi eksport shumë më të madh. Kurse tashmë me marrjen e lajmit që është vendosur taksa reciproke prej 10% tash nuk e dimë se si do të veprojmë, çka do të jetë reagimi i blerësve tonë atje në Amerikë”, tha Shehu.

Madje sipas tij çmimet e produkteve të cilat i shesin do të shtrenjtohen.

“Tash jemi të befasuar, nuk e dimë sigurt se çka do të ndodhë pas vurjes së taksës 10% sepse për klientët është rritur për 10%, pasi nëse një produkt është blerë 1000 mijë euro atëherë edhe 100 euro ka kosto shtesë për klientin blerësin”, tregoi pronari i fabrikës.

Në bazë të të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vlera e eksporteve të Kosovës në SHBA në vitin 2022 ka qenë 131.1 milionë euro, në vitin 2023 ajo ka qenë 103.9 milionë euro, ndërsa në vitin 2024, vlera e eksporteve të kompanive kosovare në këtë shtet ka pësuar një rënie të theksuar, duke arritur vetëm në 39.1 milionë euro.

Produktet kryesore që eksportohen në ShBA përfshijnë ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, si dhe prodhime nga druri dhe plastika.

Presidenti Amerikan, Donald Trump të mërkurën vendosi që mallrat e importuara nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i nënshtrohen një tarife prej 10 për qind, ndërsa për Serbinë kjo tarifë do të jetë 37 për qind, për Bosnjë dhe Hercegovinën do të jetë 35 për qind, kurse për Maqedoninë e Veriut 33 për qind.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Dyshohet për sulm seksual përmes mesazheve, arrestohet një person në Klinë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Bastisen dy lokacione në Lipjan, sekuestrohet armë e municion

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Hetohet vdekja e një gruaje në Fushë-Kosovë

​“Bruhi” dhe “zorra qorre” operacionet më të shpeshta te fëmijët

Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Dyshohet për sulm seksual përmes mesazheve, arrestohet një person në Klinë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Bastisen dy lokacione në Lipjan, sekuestrohet armë e municion

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Hetohet vdekja e një gruaje në Fushë-Kosovë

Biden nënshkruan direktivë mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për të mbrojtur sigurinë kombëtare

Kosova e Shqipëria, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA gjeneruese në Evropë

​“Bruhi” dhe “zorra qorre” operacionet më të shpeshta te fëmijët

Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Diell dhe temperatura deri në 22°C

Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën