TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gucati për dëshmitarët e Hages: Secili më i keq se tjetri

Janë bërë dy vite, prej kur ka nisur gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë. Se si e kanë përjetuar këtë gjykim ish krerët e UÇK-së tregon Hysni Gucati, që qëndroi disa muaj në qendrën e njëjtë të paraburgimit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

by Florijeta Dernjani
9 muaj ago
2 0
A A

Gjyqi më i madh në historinë e Kosovës, po zhvillohet pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Rasti më vuliminoz kundër katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dy vite që ka nisur.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përballë akuzave të prokurorisë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,  u ballafaquan me 126 dëshmitarë.

Por, Hysni Gucati që qëndroi disa muaj me katërshen, thotë që këto qindra dëshmi nuk ia zbehën krenarinë ish krerëve të UÇK-së.

“Ata gjithmonë kanë qenë krenarë, gjithmonë e kanë ditë që secili dëshmitarë që ka ardhë, ka ardhë me i keq se tjetri, secili ka ardhë me ato rrenat e veta, me ato fabrikimet e veta që i kanë bo. Ka pasë edhe prej atyne që janë tërhjek prej deklaratave, janë mundu me përmirësu, po s’kanë mujt”, thotë Gucati.

E fundi i dëshmitarëve të prokurorisë, i hap rrugë dëshmitarëve të mbrojtjes.

“Nëse s’gaboj Thaçi i ka dy dëshmitarë ndërkombëtarë që do të shkojnë të dëshmojnë në favor të tij, të tregojnë realitetin. Po ashtu, ka edhe baca Jakup, Rexha e Kadriu, nuk e di se kur do të përfundojnë, por besoj shumë shpejt”, tha ai.

Kreu i OVL UÇK-së, që një pjesë të gjyqit e pa nga afër meqë edhe vet ndodhej atë kohë në proces gjyqësor në Hagë, tregon se ish krerët e UÇK-së, nuk e kanë përjetuar mirë këtë gjyq.

Sipas tij, akuzat që rëndojnë mbi ta, janë jashtë logjike duke marrë parasysh veprimtarinë e tyre në çlirimin e vendit.

“Flas konkretisht për Nasimin, bacën Jakup e Calin që kanë qenë në burgjet e Jugosllavisë. Në atë kohë e kanë ditë pse kanë hy në burg. Se kanë hy në burg me shkatërru Jugosllavinë. Por në kohën e sotit, pse janë në burg ata? Qekjo që munden me marrë ma s’keqi, ma s’rani. Përse janë ata në burg? Se e çliruan burgun e vet?”, tha ai.

Gucati shprehet optimist se është çështje muajsh deri në dhënien e verdiktit lirues për ta.

“Fundi i vitit ose fillimi i janarit të vitit të ardhshëm, unë besoj shumë se do të jepet verdikti, që do të jepet për këta burra. Unë gjithmonë t’u besu në Zot së pari, t’u besu në drejtësi , që këta burra të mëdhaj të vendit do të dalin faqebardhë dhe do të lirohen të gjithë”.

Me përfundimin e dëshmitarëve të saj, prokuroria pritet që në vijim ta mbyllë çështjen e saj.

Në lidhje më këtë, është caktuar edhe një konferencë për ecurinë e çështjes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Prokuroria kërkon paraburgim për policin e dyshuar për marrje ryshfeti

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Numërimi i votave më 31 dhjetor deri në ora 12:00, vazhdon më 1 janar në 16:00

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

​Abdixhiku: Themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave për liri, pavarësi dhe demokraci

​Abdixhiku: Themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave për liri, pavarësi dhe demokraci

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj

Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Prokuroria kërkon paraburgim për policin e dyshuar për marrje ryshfeti

Rrahmani në dyshime për vazhdimin e kontratës me Napolin, dy gjigantë nga Turqia hyjnë në garë për kapitenin e Kosovës

Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë

Albion Rrahmani merr numrin 9 te Sparta

Albion Rrahmani në listën e blerjeve të West Hamit

Trepça kalon pengesën e parë në Ligën e Kampionëve

Beciragic i Trepçës, trajneri i vitit në Bosnje e Hercegovinë

Renditja e ligave evropiane, Kosova në pozitën e 36-të

Drita skuadra më e vlefshme në Superligë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën