TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmet izraelite vrasin së paku 55 persona në Gaza gjatë natës

by teve1
1 vit ago
1
A A
Sulmet izraelite vrasin së paku 55 persona në Gaza gjatë natës

Sulmet izraelite gjatë natës në Gaza kanë vrarë së paku 55 njerëz, thanë zyrtarët e spitalit të enjten.

Kjo vjen një ditë pasi zyrtarë të lartë të qeverisë thanë se Izraeli do të pushtonte zona të mëdha të Gazës dhe do krijonte një korridor të ri sigurie në të gjithë territorin palestinez.

Zyrtarët në Khan Younis, në pjesën jugore të brezit, thanë se trupat e 14 personave ishin dërguar në Spitalin Nasser – nëntë prej tyre nga e njëjta familje. Ndër të vdekurit ishin pesë fëmijë dhe katër gra.

Trupat e 19 personave të tjerë, përfshirë pesë fëmijë të moshës 1 deri në 7 vjeç dhe një grua shtatzënë, u dërguan në spitalin evropian pranë Khan Younis, thanë zyrtarët e spitalit. Në qytetin e Gazës, 21 trupa u dërguan në spitalin Ahli, përfshirë ato të shtatë fëmijëve, raporton AP.

Izraeli është zotuar të përshkallëzojë luftën derisa grupi i Hamasit të kthejë dhjetëra pengje të mbetura, të çarmatosët dhe të largohet nga territori.

Izraeli ka vendosur një ndalesë prej një muaji në të gjitha importet e ushqimit, karburantit dhe ndihmave humanitare që i ka lënë civilët të përballen me mungesa akute ndërsa furnizimet po pakësohen.

Hamasi ka thënë se do të lirojë 59 pengjet e mbetura vetëm në këmbim të lirimit të më shumë të burgosurve palestinezë, një armëpushim të qëndrueshëm dhe një tërheqje izraelite. Grupi ka hedhur poshtë kërkesat që ai të dorëzojë armët ose të largohet nga territori.

Netanyahu ka paraqitur të dielën planin e tij që të mbajë kontrollin e përgjithshëm në Gaza dhe të zbatojë planin e presidentit të SHBA, Donald Trump për të zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë së saj diku tjetër në atë që ai e ka quajtur “emigrim vullnetar”.

Palestinezët kanë refuzuar planin e zhvendosjes duke e konsideruar atë dëbim nga atdheu i tyre, kurse grupet e të drejtave të njeriut e kanë konsideruar një plan të tillë si spastrim etnik dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestuesit marshojnë për të 41-ën ditë në Tiranë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

Protestuesit marshojnë për të 41-ën ditë në Tiranë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

Vritet ish-ministrja dhe deputetja britanike, arrestohet i dyshuari

Vritet ish-ministrja dhe deputetja britanike, arrestohet i dyshuari

Ejupi: Do të ishte mirë që Kurti t’ia lirojë pozitën e presidentes, Vjosa Osmanit

Ejupi: Do të ishte mirë që Kurti t’ia lirojë pozitën e presidentes, Vjosa Osmanit

Zjarr në një banesë në qendër të Durrësit, zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr në një banesë në qendër të Durrësit, zjarrfikëset në vendngjarje

Kurti pas takimit me Hamzën e Abdixhikun: Jemi optimist për rrugën përpara

Kurti pas takimit me Hamzën e Abdixhikun: Jemi optimist për rrugën përpara

Protestuesit marshojnë për të 41-ën ditë në Tiranë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

Protestuesit marshojnë për të 41-ën ditë në Tiranë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

“Këndi i Debatit” – 10.07.2026

“Këndi i Debatit” – 10.07.2026

Trafiku Urban njofton devijimin e linjës 3 dhe 4, shkak punimet në rrugën “Fehmi Lladrovci”

Trafiku Urban njofton devijimin e linjës 3 dhe 4, shkak punimet në rrugën “Fehmi Lladrovci”

Vritet ish-ministrja dhe deputetja britanike, arrestohet i dyshuari

Vritet ish-ministrja dhe deputetja britanike, arrestohet i dyshuari

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Spanja mposht Belgjikën, kualifikohet në gjysmëfinale

Spanja mposht Belgjikën, kualifikohet në gjysmëfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën