TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maloku: Sekretari britanik nuk i dha theks propozimit të Osmanit, por dialogut

by tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Maloku: Sekretari britanik nuk i dha theks propozimit të Osmanit, por dialogut

Politologu, Albinot Maloku ka vlerësuar se Sekretari i Britanisë së Madhe, David Lammy në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës nuk i dha shumë rëndësi propozimit të Osmanit për një marrëveshje strategjike të përbashkët në fushën e mbrojtjes.

Maloku tha se theksi i deklarimit të tij, ishte te dialogu Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Pavarësisht insistimit të presidentes Osmani për një marrëveshje strategjike në fushën e mbrojtjes, Sekretari i Jashtëm nuk është se i dha shumë rëndësi kësaj, por i dha rëndësi, asaj që e pret Kosovën – dialogut. Kjo ishte fjala kyçe e interesit e diplomatit. Edhe në konferencën e përbashkët nuk përputheshin shumë për ato tema ku në kushte tjera do të duhej të ishin të përafruara. Presidentja fliste për diçka krejt tjetër, kurse diplomati britanik fliste për diçka që është e interesit thelbësor dhe një zë i interesit të faktorit ndërkombëtar që ndërlidhet me nevojat e qytetarëve”, vlerësoi Maloku.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se deklarimet e sekretarit britanik janë mesazh edhe për ata që do të formojnë qeverinë e re.

Kryediplomati britanik, David Lammy, bëri të ditur se Britania do të vazhdojë ta mbështes Kosovën, deri sa kërkoi më shumë angazhim për normalizim e marrëdhënieve me shtetin fqinj Serbinë.
“Janë disa gjëra që duam t’i shohim. Normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Britania padyshim është kontribuuese e madhe në KFOR. E kam vizituar KFOR-in herën e fundit që isha këtu dhe do ta vizitojë prapë. Shpresoj që qeveria e ardhshme i adreson nevojat e gjithë qytetarëve, përfshirë progresin në integrimin e serbëve në Kosovë dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, u shpreh sekretari britanik.

Osmani u shpreh falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndërsa propozoi edhe marrëveshje për mbrojtje dhe ekonomi mes të dyja vendeve.

“Lidhja e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik mes dy vendeve që në veçanti do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë. Pra, sot kemi diskutuar për thellim të bashkëpunimit strategjik në këto fusha që do të vazhdojnë më pas me ekipet tona. Jemi të përkushtuar të konkretizojmë këtë marrëveshje. Ka hapësirë për fuqizim të mëtejshëm të aleancës dhe të prezencës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë” , tha Osmani.

Mesazhet e Sekretarit britanik pas takimit me Osmanin

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Angazhimi FSK-së në Gazë, hap strategjik për afirmim ndërkombëtar

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën