TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Dezinformimi, sfidë por edhe rrezik real për Kosovën

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Osmani: Dezinformimi, sfidë por edhe rrezik real për Kosovën

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuse, BIRN Kosova kanë publikuar raportin rreth gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav tha se dezinformimi është më shumë se thjeshtë përmbajtje mashtruese. Ai shtoi se dezinformimi përbënë një kërcënim të drejtpërdrejtë për vetë thelbin e demokracisë.

Orav tha se çdo individ mund të bëhet objektiv i manipulimit të informacionit, raporton KP.

Ndër të tjera, Orav potencoi se raporti në fjalë zbulon se narrativat dezinformuese që u përhapën jo vetëm nga aktorët politikë vendorë, por edhe nga forca të jashtme, me qëllimin për të destabilizuar besimin e publikut në procesin zgjedhor të Kosovës.

Orav tha se Bashkimi Evropian mbetet thellësisht i përkushtuar në mbështetjen e lirisë së medias, gazetarisë së bazuar në fakte dhe përpjekjeve për të luftuar dezinformimin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se dezinformimi nuk është vetëm sfidë por rrezik real për shtetin tonë. Ajo shtoi se gazetaria qytetare e ndihmuar nga teknologjia dhe Intelegjenca Artificiale e kanë bërë verifikimin e fakteve më sfidues.

Sipas saj ne nuk duhet të leojmë të jemi të manipuluar, derisa potencoi se pa të vërtetën nuk mund të kemi demokraci të mirëfilltë dhe shoqëri të sukseshme.

Osmani theksoi se Serbia dhe Rusia kanë promovuar dezinformimin për ta minuar procesin e demokracisë në Kosovë dhe nxitjen e tensioneve në rajon.

Ndërkaq, të gjeturat kryesore të raportit rreth gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë i shpalosi Kreshnik Gashi nga BIRN Kosovo.

Ai thekson se zgjedhjet në Kosovë u karakterizuan me gjuhë të urrejtjes dhe dezinformata nga Kremlini dhe Serbia.

Po ashtu, Gashi tha se pati gjuhë të urrejtjes dhe dehumanizim për kundërshtarët politik brenda vendit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit sipas këtij raporti pati përdorim të lartë të rrjeteve sociale në multiplifikimin e gjuhës së urrejtjes dhe narrativave dezinformiese.

Rritje të përdorimit të inteligjencës artificiale në dezinformim, prani të influencës kineze në artikuj të sponzorizuar e transparencë e ulët e financimit të fushatës, janë ndër karakteristikat e zgjedhjeve paralmentare sipas Gashit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rinis seanca për zgjedhjen e presidentit, opozita nuk merr pjesë

Rinis seanca për zgjedhjen e presidentit, opozita nuk merr pjesë

Hamza: Kemi bërë ofertë që kandidati për president të jetë nga PDK

Hamza: Jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

Murati akuzon partitë opozitare për zvarritje të procesit të konstituimit të Kuvendit

Murati akuzon opozitën për shkelje të Kushtetutës dhe bllokim të zgjedhjes së presidentit

Rinis seanca për zgjedhjen e presidentit, opozita nuk merr pjesë

Rinis seanca për zgjedhjen e presidentit, opozita nuk merr pjesë

Stones konfirmon largimin nga City

Stones konfirmon largimin nga City

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Hamza: Kemi bërë ofertë që kandidati për president të jetë nga PDK

Hamza: Jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

Murati akuzon partitë opozitare për zvarritje të procesit të konstituimit të Kuvendit

Murati akuzon opozitën për shkelje të Kushtetutës dhe bllokim të zgjedhjes së presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën