TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Radoiçiqi endet i lirë, ai duhet të ekstradohet në Kosovë

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Kurti: Një Rusi e fortë e trimëron Serbinë

Mbrëmë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave të tij, priti në një darkë pune sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Kurti i ka uruar atij mirëseardhjen në Kosovë si dhe e ka falënderuar për kontributin dhe mbështetjen gjatë etapave të shtet ndërtimit dhe miqësinë e partneritetin e ngushtë mes dy vendeve.

Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fuqishme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri veçoi edhe atë mes FSK-së dhe institucioneve britanike të mbrojtjes dhe sigurisë.

Kurti ka uruar sekretarin Lammy dhe të dërguaren e Posaçme Karen Pierce për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

Ai e njoftoi sekretarin Lammy edhe për investimet në fushën e mbrojtjes dhe arritjen e nivelit të buxhetit për mbrojtje në 2% të BPV-së si standard i NATO-s, si dhe theksoi objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

Bashkë me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, Kurti diskutoi edhe rreth situatës aktuale në rajon dhe asaj gjeopolitike në Evropë, si dhe çështjet e sigurisë.

Kurti theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb. Shtoi se ai duhet të ekstradohet në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim të drejtë për veprat e tij.

Tags: Albin KuriDavid LammyKaren PierceTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën