TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

U aktivizuan lojtare nën 16-vjeçe, Mitrovica kërkon fitore në tavolinë ndaj Dukagjinit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
U aktivizuan lojtare nën 16-vjeçe, Mitrovica kërkon fitore në tavolinë ndaj Dukagjinit

Dukagjini dhe Mitrovica po garojnë “me mish e me shpirt” për titull të kampionit të Kosovës në Superligën e vajzave.

Por, gara mes këtyre dy ekipeve nuk është “e zjarrtë” vetëm në fushën e blertë në këtë edicion.

Klinaset i mposhtën mitrovicaset në javën që shkoi me rezultat 1:0, në derbin e ligës elitare të futbollit femëror.

Mitrovicasit kanë dërguar ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës, përmes së cilës kërkojnë fitore në tavolinë me arsyetimin se Dukagjini i aktivizoi tri lojtare nën 16-vjeçe, që, insistojnë mitrovicasit, nuk kishin të drejt loje.

Ata për fakt i janë referuar një vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për ndryshimin e një pike të rregullores, i cili ua ndalon paraqitjen me ekipin e parë lojtareve nën 16-vjeçe.

Përmes një komunikate në Facebook, klubi mitrovicas pretendon se ka të drejt të marrë tri pikët, derisa nga Dukagjini kanë thënë se lojtaret e reja të inkuadruara në lojë kanë leje speciale.

Kjo është komunikata e plotë e KFF Mitrovica:

KFF Mitrovica njofton se ka bërë ankesë zyrtare për ndeshjen KFF Mitrovica 0-1 KFF Dukagjini ndeshje e zhvilluar me datë 28.03.2025 në Mitrovicë.

Ankesa zyrtare bëhet me kerkesë për marrjen e rezultatit par-forfe 3:0 në të mirë të skuadrës sonë dhe krejt kjo vjen pasi që skuadra e KFF Dukagjini ka inkuadruar në protokolin e ndeshjes 3 futbolliste nën moshën 16 vjeçare (15 vjeç) akt i cili me rregulloren e garave përmban kundërshtim dhe shkelje të rregullorës së garave të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ankesa jonë bazohet në vendimin zyrtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK – së vendim ky i dërguar me datë 30.10.2024 në emailin zyrtar të Klubit tonë dhe ky vendim thotë :

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, të datës 08.08.2024 janë shqyrtuar dhe miratuar ndryshimet në Rregulloret e Reja te FFK-së.

Ndër ndyshimet janë edhe mosha e aktizivimit të lojtarëve për ekipin senior, është ndryshuar nga

“Ne ekipin e seniorëve mund të inkuadrohen edhe lojtaret me të rinjë se 17 vjeçar por duhet të marrin lejen speciale të lëshuar nga Institucioni i Mjekësisë Sportive, të vërtetohet në FFK-ja, që të lejohet angazhimi i këtyre lojtarëve”.

Tani e tutje është si në vijim;

“Lojtari i cili nuk ka mbushur moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç, nuk lejohet të luajë me ekipin e parë të asnjë klubi pjesëmarrës në kampionatet ose garat e organizuara nga FFK”.

Pra ky ndryshim lejon që lojtaret mbi 16 vjet të inkuadrohen në lojë dhe nuk kanë nevojë për leje speciale, ndërsa nën 16 vjeç nuk lejohen te luajnë në ligën e senioreve pa marrë parasysh a kanë leje speciale mjekësore.

Në bazë të këtij vendimi të KE FFK ne kërkojmë fitore 3:0 në tavoline me plotë të drejtë.

Me respekt,

KFF Mitrovica

01.04.2025

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën