TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

26 vjetori i Masakrës së Lybeniqit, kërkohet drejtësi për martirët

Janë bërë 26 vite që kur forcat serbe vranë dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe masakruan banorët e fshatit Lybeniq të Pejës. Ky llogaritet si një ndër krimet më mizorë që kryen forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

by Fëllënza Krasniqi
9 muaj ago
0 0
A A

Shi si në ditën kur lanë me forcë shtëpitë e tyre binte edhe në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Lybeniqit.

Burrat dhe gratë e këtij fshati e panë tmerrin me sy atë ditë.

Forcat paramilitare serbe të njësitit “Çakejt”, që ishin pjesë e njësitit “177” në Pejë të ushtrisë jugosllave, pasi dëbuan nga shtëpia familjet, i ndanë burrat prej grave dhe fëmijëve.
Më pas, në mënyrë mizore i privuan nga jeta rreth 60 civilë, ku nuk kursyen as fëmijët.

Gjithë këta u kujtuan nga familjarët në varrezat e fshatit LUbeniqit.

Njëri nga dëshmitarët e këtij krimi, kujton ditën kritike të 1 prillit me emocione.

“Këtu ka pas tu banua njerëz në 1 prill. Forcat e mëdha ushtarake policore e kanë rrethu fshatin e brenda kane hy njësi paramilitare që i kanë grumbull nga gjumi, ditë shiu në ora 7 të mëngjesit në fundin e fshatit i kanë nda gra e fëmijë, e disa edhe kanë mbet e aty i kanë pushtu në mënyrën më mizore, 60 burra të cilët kanë mbetur të vdekur,49 atë ditë me një prill edhe 10 të plagosur. Edhe dy familjet të cilat kanë ik atë ditë në mal i kanë vrarë serbet lokal në bjeshkët e fshatit dy familje Alimehaj dhe Ukshinaj”, thotë Nezir Jahmurtaj – përfaqësues i institucioneve lokale.

Në varrezat e fshatit Lubeniq për të bërë homazhe përveç familjarëve të martirëve erdhi edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në fakt këtu kanë ndodh 3 masakra, një me 25 maj 1998 herët që në fillim të luftës e krijimit të njësive të para të UÇK-së pastaj 1 prilli ku janë 59 të vrarë edhe fëmijë nën moshën 2 vjeç. Edhe një javë më vonë se 1 prill në bjeshkë ku ka pasur të strehum prapë edhe një masakër. Janë edhe 10 të pagjetur, nuk ka ndodh drejtësia për gjithë këta njerëz vërtetë është njerëzore me kërku drejtësi”, tha Haradinaj.

Më pas, për të nderuar të rënët erdhi edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca. Ai kërkoi drejtësi për martirët.

“Na mundon shumë fakti që edhe 26 prapa nuk kishte asnjë proces të rëndësishëm të gjyqësisë të drejtësisë që ju nevojitët familjeve e krejt popullit tonë se pa drejtësi këto janë plagë të hapura në trupin e popullit tonë. 01:30-01;35 Ne do të bëjmë thirrje edhe nuk do të lodhemi asnjëherë për të bërë thirrje për drejtësi”, u shpreh Konjufca.

Për të bërë homazhe në Lubeniq erdhën edhe figura tjera politike.

Kjo masakër u dokumentua më 1999 edhe nga Human Rights Watch.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Krijohet formulari për heqje dorë vullnetarisht nga shtesat prej 100 euro

Ekzekutohet pagesa e shtesës për fëmijët dhe pensionistët

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente

PACE: Zgjedhjet ishin të qeta, por sfidë mbetet qasja për personat me aftësi të kufizuara në shumë vendvotime

PACE: Zgjedhjet ishin të qeta, por sfidë mbetet qasja për personat me aftësi të kufizuara në shumë vendvotime

Erdogan thotë se do të monitorojnë shpërbërjen e PKK-së

Erdogan: Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten

Universitetet zvicerane rrisin tarifat e shkollimit

Universitetet zvicerane rrisin tarifat e shkollimit

“Ditari” 29.12.2025

“Ditari” 29.12.2025

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Trump do t’i ofrojë Putinit çasje në mineralet e Ukrainës në këmbim të paqes, thotë raporti

Putin informon Trumpin për sulmin me dron, Kremlini rishikon bisedimet për paqe

Asllani flet për formën e mirë

Shtohet interesimi për Asllanin

“Marca” lartëson Vedat Muriqin

Muriqi ndër më të vlerësuarit në La Liga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën