TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

78 ditë i vetmuar në Prishtinë, Potera rrëfen se si i përjetoi bombardimet e NATOS-s

Në pranverën e vitit 1999 dhe më pas mbi 800 mijë shqiptarë u detyruan të ikin si refugjatë duke i lënë pas vetes krejt çka kishin. 78 ditë bombardime të NATO-s u përcollën me hakmarrje dhe masakra të tmerrshme nga forcat serbe mbi civilët shqiptarë. Ismet Potera, për 78 ditë ka qëndruar në banesën e tij në qendër të Prishtinës. Për tëvë 1 Potera ka rrëfyer përjetimet e ditëve të frikës e shpresës, çdo mëngjes e çdo mbrëmje ai niste e përfundonte pa e ditur edhe sa do të jetë gjallë..

by Doresa Geci
8 muaj ago
3 0
A A

Ecjet në rrugët e Prishtinës i kishte të rralla.

Në pranverën e vitit 1999, Ismet Potera, i cili në atë kohë kishte mbi të 40-ta, mbeti i vetmuar në lagjen Ulpianë nën zhurmën e sulmeve ajrore të aleancës veri-atlantike, të cilat do ia sjellin Kosovës lirinë.

Më 24 mars të atij viti NATO nisi bombardimet mbi caqet ushtarake e shtetërore të Serbisë.

Gjatë kësaj periudhë ndodhën shumica e masakrave më masive e të përgjakshme në Kosovë.

Padyshim që edhe Prishtina ishte kthyer në qytet fantazmash.

Heshtja kishte përafruar lagjen Ulpiane , gumëzhima e armëve, sirenave e shpërthimeve  ishin të vetme që prenin qetësin në kryeqytet.

Larg familjes e njerëzve me të cilët ishte rritur, Potera për 78 ditë jetoi mes frikës e shpresës se çfarë po ndodhte çdo ditë.

“Kjo lagje ka qenë total e zbrazet më shumë pak njerëz. Lëvizja u shkëput mes njerëzve, nuk ishe i sigurt as të dalësh as deri tek Grandi këtu në Prishtinë e lëre me  tutje, pasi njerëzit kanë pësuar se kanë dal për nevoja të ndryshme”, tregoi Potera.

Daljet jashtë banesës  ishin shumë të rralla, atë vetëm për furnizime më produktet esenciale.

“Me kujtohet ato 10 dite e para thuajse nuk kam dalë fare, i kam pasur dy komshinj me të cilët kam pasur komunikim fare edhe ata shkuan e ndërruan lokacionin pasi e panë që këtu ishte pak me rrezikuar pasi ka qenë një koncentrim me të madh të jo shqiptarëve. Pastaj dilnim për rastet për ndonjë furnizim të vogël, bukë qumësht”, tha ai.

Mungesa e informacioneve për familjen  tij e cila u shpërngul në Strugë të Maqedonisë së Veriut e bëri edhe më të vështirë qëndrimin e vetmuar.

“Kur je në vetmi pastaj kërkon informacion edhe kërkon njerëz me bisedua, kërkon njerëz me shpërnda ndonjë informacion, me 24 mars janë shkyçur të gjithë telefonat edhe nuk ke pas mundësin me komuniku me askënd. Kështu që informacioni mungonte plotësisht edhe kërkojshe njerëz, dikë ta njohës që të marrësh ndonjë informacion”.

Takimin e familjen pas më shumë se tre muaj e emocionon Poteren sa herë që kthehet në kohë.

“Komunikimin me telefon e kisha të rregull pasi bëra lidhjen me telefon, takimin me familjen ka qenë në qershor pas kanë ardhur në mënyrë të organizuar nga Struge edhe ka qenë gëzim i papërshkrueshëm, fëmija ishin rritur kështu që përfundojë…”, tregoi ai.

Potera vazhdon të jetojë në lagjen ku çdo cep i saj ka kujtime të ditëve më të vështira të jetës së tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani takon Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Policia Kufitare e Kosovës në Kroaci për shkëmbim përvojash

Policia Kufitare e Kosovës në Kroaci për shkëmbim përvojash

LDK: S’kemi votë për asnjë lloj qeverie, në zgjedhje e masim veten secili

LDK: S’kemi votë për asnjë lloj qeverie, në zgjedhje e masim veten secili

“Plisat” i reagojnë Sigal Prishtinës: “Nëse s’ki zemër, ik prej Prishtinës”

“Plisat” i reagojnë Sigal Prishtinës: “Nëse s’ki zemër, ik prej Prishtinës”

Osmani takon Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani takon Hargreaves, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

Kritikohet vendimi i BE-së që ndalon dhënien e vizave me shumë hyrje për qytetarët rusë

Kritikohet vendimi i BE-së që ndalon dhënien e vizave me shumë hyrje për qytetarët rusë

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Kosova për fitore ndaj Sllovenisë, Vojvoda e Gallapeni optimistë te “Dardanët”

Kosova për fitore ndaj Sllovenisë, Vojvoda e Gallapeni optimistë te “Dardanët”

Izraeli bombardon qytete në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

Izraeli bombardon qytete në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

Rama dhe Meloni firmosin marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë

Rama dhe Meloni firmosin marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën