TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

1 vit burgim me kusht dhe afër 2 mijë euro gjobë ndaj Murat Mehës dhe bashkëshortes së tij, për mosdeklarim të saktë të pasurisë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
1 vit burgim me kusht dhe afër 2 mijë euro gjobë ndaj Murat Mehës dhe bashkëshortes së tij, për mosdeklarim të saktë të pasurisë

Aktgjykimi ndaj të njëjtëve u shpall të mërkurën nga gjyqtari Adnan Kamberi.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit (secili veç e veç) u dënuan me nga 6 muaj burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse të njëjtit nuk kryejnë vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej 1 viti.

E akuzuara Miradije Meha u dënua me 1 mijë euro gjobë, ndërsa i akuzuari Murat Meha u dënua me 800 euro gjobë.

Kundër këtij aktgjykimi, lejohet e drejta e ankesës në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të të njëjtit me shkrim.

Sipas aktakuzës së ngritur në maj të 2018-së nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Miradije dhe Murat Meha akuzoheshin për mosraportim të saktë të pasurisë.

Prokuroria pretendon se nga 1 deri më 31 mars 2013 dhe 2014, e pandehura Miradije Meha në cilësinë e zyrtares së lartë publike, drejtoreshë e Departamentit të Administratës dhe Përkrahjes (DAP) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), edhe pse ka qenë e detyruar ta bëjë deklarimin e pasurisë, e njëjta nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formular lidhur me palujatshmërinë në sipërfaqe prej 450 m2 në Zonën Kadastrale Llapllasellë, e cila është në emër të saj si dhe banesën e blerë në Tiranë në vitin 2012 në sipërfaqe prej 90.3 m2, në emër të bashkëshortit të saj Murat Meha.

Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, i pandehuri Murat Meha thuhet se nga 1 deri më 31 mars 2013 dhe 2014, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), edhe pse ka qenë i detyruar ta bëjë deklarimin e pasurisë, i njëjti nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë dhe atë palujatshmërinë në sipërfaqe prej 450 m2 Zonën Kadastrale Llapllasellë, e regjistruar në emrin e bashkëshortes së tij Miradije Meha.

Me këtë, secili veç e veç akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Mosraportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave ose i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare” nga neni 437, paragrafi 2 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

Tags: 1 vit burgim me kusht2 mije euro gjobemurat meha
ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe pesë ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

Edhe pesë ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

​S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi publikon rendin e ditës për seancën e nesërme konstituive

Marrëveshja e mundshme VV – LDK – Cilat mund të jenë “kushtet” për një koalicion?

Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Edhe pesë ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

Edhe pesë ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

​S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi publikon rendin e ditës për seancën e nesërme konstituive

Marrëveshja e mundshme VV – LDK – Cilat mund të jenë “kushtet” për një koalicion?

Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet në vlerë 500 mijë euro të një shtetasi të huaj

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria për intervistimin e Aliut: U pyet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën