TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tronditet Bayerni, lëndohen Davies dhe Upamecano

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Tronditet Bayerni, lëndohen Davies dhe Upamecano

Lajme të këqija për Bayern Munich, pak ditë para ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit. Ekipi bavarez do të duhet të bëjë pa dy lojtarë të rëndësishëm, duke e vështirësuar edhe më shumë misionin për këtë përballje.

Goditja e parë vjen nga Alphonso Davies. Pas dëmtimit të pësuar me kombëtaren, sezoni i tij mund të konsiderohet i përfunduar. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, mbrojtësi kanadez ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gju, i cili do ta mbajë jashtë fushave për rreth 6 muaj.

Goditje e rëndë për Bayernin, që humbet një nga lojtarët e tij më të shpejtë dhe “eksplozivë” në momentin më vendimtar të sezonit. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Dayot Upamecano është detyruar të ndalet.

Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich, i ka komentuar kështu këto dëmtime: “Fatkeqësisht, gjithmonë ekziston rreziku që lojtarët të kthehen nga pushimet ndërkombëtare me dëmtime, por kësaj here jemi goditur veçanërisht rëndë. Mungesa e Alphonso Davies dhe Dayot Upamecano peshon shumë për ne.

‘Phonzy’ do të marrë të gjithë mbështetjen e nevojshme në rrugën e tij të rikuperimit. Do ta monitorojmë edhe Upa në ditët e ardhshme, presim që ai të jetë në dispozicion së shpejti. Kemi një ekip të fortë dhe do t’i kompensojmë këto mungesa. Tani do të bashkohemi edhe më shumë. Cilësia është aty për të vazhduar ndjekjen e objektivave tona të mëdha”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Alaba i bashkohet Udineses

Alaba i bashkohet Udineses

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Presidenti palestinez në OKB: Çfarë po prisni për ta mbrojtur popullin tonë?

Presidenti palestinez në OKB: Çfarë po prisni për ta mbrojtur popullin tonë?

Dua Lipa shënon një tjetër sukses, “Training Season” kalon 1 miliard dëgjime

Dua Lipa shënon një tjetër sukses, “Training Season” kalon 1 miliard dëgjime

Emisioni “Ditari” 24.09.2026

Emisioni “Ditari” 24.09.2026

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Tre dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e familjarëve të tyre në mars të ’99-ës në Burim të Malishevës, njëri e identifikon të akuzuarin Morina

Shefi i EULEX-it vlerëson SHKK-në: Lider në rajon, shembull për shumë shtete evropiane

Shefi i EULEX-it vlerëson SHKK-në: Lider në rajon, shembull për shumë shtete evropiane

A ju ndodh të shihni të njëjtën ëndërr vazhdimisht? Çfarë mund të fshihet pas saj

A ju ndodh të shihni të njëjtën ëndërr vazhdimisht? Çfarë mund të fshihet pas saj

Kuvendi i Shqipërisë miraton dërgimin e forcave ushtarake shqiptare në Gaza

Kuvendi i Shqipërisë miraton dërgimin e forcave ushtarake shqiptare në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën