TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kërkon veprime të menjëhershme institucionale pas vrasjeve të fundit në Kosovë

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
Kurti kërkon veprime të menjëhershme institucionale pas vrasjeve të fundit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vrasjet gjatë ditëve të fundit në Kosovë, duke shpreh shqetësimin dhe brengën.

I pari i Qeverisë ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm institucional dhe reflektim shoqëror, duke theksuar se organet e rendit duhet të trajtojnë me seriozitet rastet dhe të sigurojnë drejtësi për viktimat.

Tutje, ai ka apeluar që këto vrasje të ndalohen dhe të dënohen.

Këto ngjarje të rënda, siç ka thënë Kurti, ndodhën në javën kur Kosova shënon 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, një periudhë kur kujtohen masakrat dhe përpjekjet për shfarosjen e shqiptarëve nga regjimi serb.

“Fillimisht dua të ndajë shqetësimin dhe brengën me gjithë ju bashkëqytetarë tanë në lidhje me katër rastet e regjistruara në tre ditët e fundit në Kosovë. Ftojë organet e rendit të hetuesisë dhe të drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat në mënyrë që të vihet drejtësi edhe të parandalohen raste të këtilla në të ardhmen. Vrasja është akti më i rëndë që mund të ia bëjë njeriu – njeriut, ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Gjithë vendi është tronditur dhe është lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet, të ndalet dhe të dënohet. Na duhet natyrisht analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional dhe reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditë të fundit”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Ndryshe, më 23 mars, të dielën, në Vushtrri vdiq një 19-vjeçar. Dorasi dyshohet të jetë një bashkëmoshatar i tij. Ai është në paraburgim dhe e ka pranuar fajësinë.

Një ditë më pas, në Vushtrri ndodhi një vrasje e dyfishtë. Një burrë dyshohet se vrau një grua dhe më pas i dha fund jetës së vet. Ky rast ndodhi në fshatin Stanoc.

E të martën në mbrëmje, një person rreth të 60-ave vdiq në Prishtinë pas plagëve të marra nga të shtënat që ndodhën në rrugën “Rrustem Hyseni”. I dyshuari është ende në arrati, sipas njoftimeve zyrtare të deritashme. Në këtë rast u plagos edhe një person tjetër, që sipas mjekëve, është në gjendje stabile./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

BQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum për forcimin e bashkëpunimit në mbikëqyrje, financa dhe FinTech

BQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum për forcimin e bashkëpunimit në mbikëqyrje, financa dhe FinTech

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet në Gjakovë një i dyshuar për përfshirje në vjedhje në shtatë raste

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohen katër persona të dyshuar ‘vjedhje e rëndë në tentativë’ në Vushtrri

Sulmet izraelite vrasin dy persona në Rripin e Gazës, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Sulmet izraelite vrasin dy persona në Rripin e Gazës, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Irani kërcënon se vendet evropiane do “të humbasin gjithçka” në rast të rivendosjes së sanksioneve

Irani thotë se marrëveshja me SHBA-në kushtëzohet nga tërheqja izraelite nga Libani

Trump padit BBC-në për 10 miliardë dollarë, BBC premton të mbrohet nga akuzat

Trump thotë se Irani “tani ka një lidership racional”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën