TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti e përmbyll vizitën në Michigan me takimet në qendrat fetare të komunitetit shqiptar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti e përmbyll vizitën në Michigan me takimet në qendrat fetare të komunitetit shqiptar

Në Michigan jeton një nga diasporat më të mëdha shqiptare në botë, që numëron rreth 50 mijë shqiptarë.

Kryeministri Kurti ka shprehur kënaqësinë për takimin dhe i ka falënderuar ata për kontributin e madh që kanë dhënë për Kosovën dhe kombin shqiptar, edhe në luftë edhe në paqe, edhe para shpalljes së pavarësisë edhe pas shpalljes së saj.

Në tubim, drejtuesit e Kishës i kanë ndarë kryeministrit Kurti një mirënjohje për kontributin në çështjen kombëtare dhe avancimin e imazhit të shqiptarëve në botën demokratike.

“Kryeministri Kurti ka pasur edhe një darkë të përbashkët me tre prijësit fetarë të shqiptarëve që jetojnë në Michigan: Imam Shuajb Gërguri i Qendrës Islamike Shqiptare, Dervish Eliton Pashaj i Teqes së Parë Bektashiane në Amerikë dhe Dom Fred Kalaj dhe Dom Ndue Gjergji nga Kisha Katolike Shqiptare e Shën Palit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sfidat dhe problemet e mërgatës, por edhe të Kosovës kanë qenë temë e bisedës. “Jam kthyer këtu (në Detroit) pas nëntë vitesh, nuk do të kalojnë edhe nëntë të tjera për të ardhur sërish”, ka thënë kryeministri Kurti. “Nga ana jonë si qeveri ne kemi ambasadën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa juve u takon të mbeteni të bashkuar”, ka porositur ai prijësit e tri konfesioneve fetare.

Gjatë ditës kryeministri Kurti e ka vizituar Kishën Katolike Shqiptare të Shën Palit, e ndërtuar nga komuniteti shqiptar në vitin 1981, në Rochester Hills. Kjo kishë u shërben rreth 2,000 familjeve shqiptare që jetojnë në Detroit e rrethinë. Në oborrin e saj ndodhen statuja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe statuja e humanistes shqiptare Nënë Tereza, të ndërtuara nga fondet e komunitetit.

Një ditë më herët kryeministri ka marrë pjesë në një tubim në Qendrën Islame Shqiptare. Kjo qendër e ndërtuar në Harper Woods në vitin 1963, i shërbente komunitetit të vjetër shqiptar të etabluar mirë që nga viti 1940, ndërsa tani u shërben emigrantëve të rinj myslimanë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit. Themelues i kësaj qendre ishte imami i parë Vehbi Ismail, i cili arriti në Detroit në vitin 1949 dhe themeloi Shoqatën e Shqiptaro-Amerikanëve Myslimanë. Në shenjë nderimi për vizitën, drejtuesit e Qendrës i kanë ndarë kryeministrit Kurti çmimin “Hoxhë Hasan Tahsini”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi në Prizren, sulmoi një grua dhe më pas e grabiti

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve komunal, keqpërdoren detyrën për projektin e lapidarëve në Suharekë

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale

Ish-këshilltari i Wesley Clark përfundon dëshminë në Hagë

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

​BE heton Google për “uljen e renditjes” të përmbajtjeve komerciale nga mediat e lajmeve

​BE heton Google për “uljen e renditjes” të përmbajtjeve komerciale nga mediat e lajmeve

Gjendet edhe trupi i 20-të i ushtarit nga rrëzimi i avionit ushtarak turk

Gjendet edhe trupi i 20-të i ushtarit nga rrëzimi i avionit ushtarak turk

Trump nënshkruan projektligjin për financimin e qeverisë pas një bllokade 43-ditore

Trump nënshkruan projektligjin për financimin e qeverisë pas një bllokade 43-ditore

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale

Ish-këshilltari i Wesley Clark përfundon dëshminë në Hagë

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën