TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Ma mirë le të më marrin mu, vullnetar dal”, qytetari përcjell ish-presidentin Thaçi para kthimit në Hagë

Ish-presidenti Hashim Thaçi, takoi sot disa nga familjarët e tij në selinë e EULEX-it. E pas vizitave, nën përcjelljen e disa qytetarëve ai u kthye për në Hagë

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
7
A A
“Ma mirë le të më marrin mu, vullnetar dal”, qytetari përcjell ish-presidentin Thaçi para kthimit në Hagë

Mëngjesi i së shtunës i gjeti para selisë së EULEX-it.

E pritjes për të takuar vëllaun e tyre, i erdhi fundi.

Tre vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi qëndruan rreth një orë me këtë të fundit.

Pas tyre, për të takuar Thaçin, erdhi edhe bashkëshortja e tij, Lumnija.

Edhe ajo e kishte të paraparë qëndrimin për vetëm një orë.

Gjersa vizitat zhvilloheshin, para zyreve të EULEX-it, po zhvillohej një protestë paqësore.

Aty, disa të rinj me pankarta në duar, po kërkonin drejtësi për ish-presidentin.

Pas një kohe, erdhën edhe forcat policore të Kosovës.

Gjatë rrugës qarkullonin vetura me flamuj të UÇK-së e me thirrje për Thaçin.

Krejt në fund pas 4 orësh pritje, ish-presidenti Thaçi nuk doli nga kishte hyrë brenda selisë së EULEX-it.

Momentet e fundit u kuptua se ai do të largohej nga dalja tjetër.

E qytetarët tentuan të bllokonin edhe rrugën kryesore, por numri i njësiteve policore u shtua.

Nën përcjellje, Thaçi mbaroi vizitat e u nis për në Hagë.

Krejt këtë moment e përjetoi me emocione të forta një bashkëvendas i tij.

“Unë kam qenë në luftë, jam invalid i luftës, kem të vrarë në luftë e sot me i marrë krerët u UÇK-së me i sjell kur donë ata vet, e me i sjell pas varrimit të babës, më mirë le të na marrin neve qe unë vullnetarisht i dal i shkoj, unë vij, mo se ai është njeri i madh, ai prej 91-ës është mundu për këtë popull edhe zemrën e ka bre të mirë”, ka deklaruar qytetari, Gazmend Manxholli.

Ish-presidenti Thaçi erdhi të premten në Kosovë te varri i babait të tij, pasi Gjykata Speciale nuk e liroi atë për të marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur të martën.

Ndaj Thaçit, Specialja ka ngritur dy aktakuza, për krime lufte dhe për ndikim te dëshmitarët.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Shembja e dheut dëmton gypin, këto zona mbesin pa ujë në kryeqytet

Shembja e dheut dëmton gypin, këto zona mbesin pa ujë në kryeqytet

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

​Rikthimi në politikë, a i humb beneficionet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

PDK në mbështetje të protestës së OVL-UÇK-së për ekspozitën e masakrave në Kosovë

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

​Rikthimi në politikë, a i humb beneficionet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

APK ka dërguar këtë vit 80 lëndë në prokurori nën dyshimin për korrupsion

​Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën