Sipas Policisë rreth orës 16:00 kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike, shkruan teve1.info.
Ndërsa është bërë e ditur se rruga në afërsi të Rektoratit është bllokur dhe Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën.
“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet në njoftimin e policisë./Teve1.info