TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BE-së i duhet një qasje e re për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

by tëvë1
11 muaj ago
5
A A
BE-së i duhet një qasje e re për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Shkruan: Shpat Blakcori

Peter Sorensen është i dërguari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Diplomati danez ka një përvojë të gjatë në diplomaci. Ai ka shërbyer më herët si emisar special i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi. Sorensen ka qenë i angazhuar edhe në misionin e OSBE-së në Kroaci dhe shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Por, misioni prej lehtësuesi të dialogut është më i vështiri. Diplomatët e tjerë që ishin para tij në këtë pozitë – thënë troç – nuk arritën t’i normalizojnë raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Paraardhësi i Sorensenit ishte sllovaku Mirosllav Llajçak. Me lehtësimin e tij u arrit Marrëveshja e Ohrit, e cila u cilësua historike nga BE-ja. Por, ‘historiciteti’ i saj u vu në pikëpyetje kur u kuptua se kishim të bënim me një tjetër marrëveshje që nuk zbatohej prej kryesisht palës serbe. Llajçaku si duket s’e kishte kuptuar që abnormaliteti në raportin mes Kosovës dhe Serbisë s’ishte që s’merreshin vesh. Por, që s’merreshin vesh për çka ishin marrë vesh.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të Ohrit para gazetarëve me cinizëm deklaroi se nuk e kishte nënshkruar dokumentin sepse kishte dhimbje në dorën e djathtë. Pavarësisht se e përbuzi qartazi marrëveshjen dhe u tall me të, Lajçak dhe shefi i tij, Josep Borrell, heshtën dhe provuan disi hutueshëm ta shtynin drejt zbatimit.

Në anën tjetër kryeministri kosovar, Albin Kurti, ishte dukshëm më konstruktiv duke e pranuar marrëveshjen dhe madje duke insistuar që palët ta nënshkruanin atë, pavarësisht se u kritikua fuqishëm nga partitë opozitare për marrëveshje të dëmshme.

Pala kosovare krejt në fund e humbi edhe besimin tek ndërmjetësi Lajçak duke e akuzuar si të anshëm. Ndërkaq dialogu ra në pikën më të ulët pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Pra, që nga shtatori i vitit 2023, BE-ja nuk ka arritur t’i ulë në një tavolinë në Bruksel, Kurtin me Vuçiqin. Tani në dorë këtë proces të ndërlikuar e ka diplomati danez, Sorensen.

Për ta rikthyer besimin e palës kosovare në këto negociata do të ishte hap i rëndësishëm nëse Bashkimi Evropian vendos t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës siç edhe kishte sugjeruar ish-shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell.

Së dyti, nuk do duhej t’i ushtrohej presion vetëm njërës palë për zbatimin e marrëveshjeve siç ka ndodhur deri më tani me Kosovën. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë shumë trysni ndaj Kosovës për zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Secili diplomat i nivelit të lartë që vinte në Prishtinë ia kërkonte Kurtit zbatimin e Asociacionit. Por, me një trysni të tillë nuk e kemi parë të përballet Serbia. Përkundër kësaj, Serbia është vlerësuar për qasje konstruktive në bisedime. E çuditshme apo jo? Konsideroj se do të ishte arsyeshme që të gjitha pikat e marrëveshjes të trajtohen me seriozitet e jo fokusi të mbetet vetëm tek njëra pikë e marrëveshjes që flet për formimin e Asociacionit. Ndoshta do të ishte më e udhës që t’i bëhej një skanim i detajuar marrëveshjeve të deritashme dhe një rishikim zbatueshmërisë dhe moszbatueshmërisë së tyre. Sorenseni para se ta nis punën e tij, ndoshta duhet ta kuptojë mirëfilli se kush përnjëmend pati faj për këtë ngërç.

Megjithatë është në interesin e Kosovës që të përfundoj ky dialog i lodhshëm me Serbinë. Kosova po vuan në arenën ndërkombëtare duke mos arritur të anëtarësohet në organizata të rëndësishme ndërkombëtare për shkak të agresivitetit të Serbisë. Pa përfundimin e këtij procesi është i pamundur edhe anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian. Pra ky dialog është duke e mbajtur peng Kosovën. Tani mbetet të shihet se çfarë qasje do ta ketë ndërmjetësi i ri, Peter Sorensen. Megjithëse duhet ta pranojmë se pritjet janë të vogla për shkak të mënyrës se si deri më tani BE-ja i është qasur këtij procesi.

Shpat Blakcori është gazetar i politikës në Tëvë1

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​Ambasadori Rudolph: Kosova 18 vjeçare, histori suksesi

​Ambasadori Rudolph: Kosova 18 vjeçare, histori suksesi

Krasniqi në marshin për ish-krerët e UÇK-së: Katërshja duhet të lirohet, ata mbrojtën popullin e Kosovës

Krasniqi në marshin për ish-krerët e UÇK-së: Katërshja duhet të lirohet, ata mbrojtën popullin e Kosovës

Tasholli: Gjykata Speciale selektive, nuk mund të flas në emër të popullit

Tasholli: Gjykata Speciale selektive, nuk mund të flas në emër të popullit

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Ermal Fejzullahu publikon këngë për heroin Hakif Zejnullahu

Ermal Fejzullahu publikon këngë për heroin Hakif Zejnullahu

Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

​Ambasadori Rudolph: Kosova 18 vjeçare, histori suksesi

​Ambasadori Rudolph: Kosova 18 vjeçare, histori suksesi

Krasniqi në marshin për ish-krerët e UÇK-së: Katërshja duhet të lirohet, ata mbrojtën popullin e Kosovës

Krasniqi në marshin për ish-krerët e UÇK-së: Katërshja duhet të lirohet, ata mbrojtën popullin e Kosovës

Lideri Suprem i Iranit paralajmëron SHBA-në: Anijet luftarake mund të fundosen në Gjirin Persik

Lideri Suprem i Iranit paralajmëron SHBA-në: Anijet luftarake mund të fundosen në Gjirin Persik

Tasholli: Gjykata Speciale selektive, nuk mund të flas në emër të popullit

Tasholli: Gjykata Speciale selektive, nuk mund të flas në emër të popullit

LIVE/ Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën