TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Foda e Rashica besojnë në fitore ndaj Islandës

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Foda e Rashica besojnë në fitore ndaj Islandës

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda insiston se “Dardanët” duhet patjetër të ngjiten në Ligën B të Ligës së Kombeve.

E për ta bërë një gjë të tillë, Kosova duhet ta mposht Islandën në ndeshjet e play-offit të kësaj gare.

Foda beson se Kosova mund t’ia dalë mbanë dhe për këtë arsye kërkon fitore në të dyja përballjet me Islandën.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të mërkurën pasdite, një ditë para ndeshjes së parë me Islandën, Foda zbuloi arsyen se pse insiston se duhet të ngjiten në Ligën B.

Kosova deri më tani ka luajtur në Ligën D dhe Ligën C të Ligës së Kombeve, ndërsa promovimin në Ligën B po e synon ndaj Islandës.

“Është e rëndësishme të ngjitemi në Ligën B. Ka dallim Liga B dhe Liga C. Ka kundërshtarë më të fortë dhe duhet të ngrihemi për t’u përballur me kundërshtar të tillë. Duhet të luajmë lojë intensive nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Islandës”, ka tha Foda.

Selektori Foda insistoi se atmosfera brenda ekipit është e mirë, ndërsa shtoi se shpreson që t’i ketë në dispozicion Valon Berishën e Amir Rrahmanin, që ende nuk janë rikuperuar plotësisht.

Po ashtu, Foda foli edhe për Islandën, të cilën e vlerësoi lart.

“Valon Berisha e Amir Rrahmani janë në fazën e rikuperimit dhe uroj ti kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Islanda është kundërshtare që luan lojë taktike, por ne duhet të luajmë ndaj Islandës të përqendruar nga fillimi. E dimë se Islanda ka edhe lojtarë të mirë individual. Ne duhet t’i zbatojmë detyrat tona. Ne kemi dy ndeshje për t’i fituar. Të dyja janë të rëndësishme dhe duhet të fitojmë për të kaluar në Ligën B”, u shpreh Foda.

Promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve po e synon edhe Milot Rashica, i cili insistoi se “Dardanët” do të dalin në fushë për ta mposhtur Islandën në të dyja përballjet.

“Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe synojmë fitore për të provuar edhe ne paraqitjen në Ligën B. Ndeshjet ndaj Islandës do të jenë ndryshe nga ato që i kemi luajtur”, ka thënë Rashica.

Dueli i parë ndërmjet Kosovës dhe Islandës, luhet të enjten prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kurse ndeshja e dytë është të dielën dhe zhvillohet në Spanjës.

Kosova ishte e dyta në Grupin C2 të Ligës së Kombeve, ndërsa Islanda e treta në Grupin B4.

Ky do të jetë ballafaqimi i parë i Kosovës me Islandën që nga viti 2017.

Kosova i ka dy humbje përball Islandës në kualifikimet për Kampionatin Botërorin të vitit 2018.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Premierliga përshpejton hapat rreth vendimit për Manchester Cityn

Premierliga përshpejton hapat rreth vendimit për Manchester Cityn

Muriqi kritikohet për humbjen e thellë të Fenerbahçes

Muriqi kritikohet për humbjen e thellë të Fenerbahçes

Protestat studentore përhapen edhe në qytetet tjera të Shqipërisë, raportohen incidente në Durrës

Protestat studentore përhapen edhe në qytetet tjera të Shqipërisë, raportohen incidente në Durrës

Zyrtare: Ndeshja e Ligës së Konferencën Egnatia – Midtjylland nuk do të zhvillohet në Tiranë

Zyrtare: Ndeshja e Ligës së Konferencën Egnatia – Midtjylland nuk do të zhvillohet në Tiranë

Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut për protestën në Tiranë: Dhuna dhe qasja e Policisë po e rëndojnë situatën

Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut për protestën në Tiranë: Dhuna dhe qasja e Policisë po e rëndojnë situatën

Ukraina dëshiron sqarime për garancitë e sigurisë para takimit me Putinin

Ukraina rifillon sulmet ndaj rafinerive ruse, Zelensky akuzon Trumpin për favorizim ndaj Rusisë

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim

Dogana e Kosovës shënon rritje të hyrave për periudhën janar-shtator 2026

Dogana e Kosovës shënon rritje të hyrave për periudhën janar-shtator 2026

​Kurti paralajmëron rikthimin e Kodit Civil në Kuvend

​Kurti paralajmëron rikthimin e Kodit Civil në Kuvend

PDK-ja dhe LDK-ja bojkotojnë votimin për dy anëtarët e Bordit të BQK-së

PDK-ja dhe LDK-ja bojkotojnë votimin për dy anëtarët e Bordit të BQK-së

OVL e UÇK-së dënon keqpërdorimin e flamurit të UÇK-së në protestat në Tiranë

OVL e UÇK-së dënon keqpërdorimin e flamurit të UÇK-së në protestat në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën