TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi

by tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka shkuar për ngushëllim te familja Thaçi pas vdekjes së babait të presidentit, Hashim Thaçi.

Ai për Tëvë1 tha se Haxhi të gjithë e kemi njohur si një patriot të madh e plak të urtë.

“Bacin Haxhi të gjithë e kemi njohur si një patriot të madh e plak të urtë i cili e ka frymëzuar shumë thellë edhe familjen e vet, edhe farefisin edhe këtë pjesë të Drenicës. Mbi të gjitha e ka frymëzuar me patriotizëm djalin e tij Hashim Thaçin i cili ishte president i Republikës së Kosovës, por edhe njëri prej bartësve shumë të rëndësishëm për të cilat kemi kaluar”, ka thënë Konjufca.

Ai gjithashtu ka përmendur rolin e Hashim Thaçit në periudhën e vështirë të vitit 1990, në luftën për liri dhe sot në Hagë, përcjell Telegrafi.

“Edhe gjatë viteve ’90 prej lëvizjes studentore, pastaj në krye të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) bashkë me veprimtarët e tij po e mbrojnë kauzën edhe në Hagë me bazin Jakup, me Rexhep Selimin me kryetarin Kadri Veseli kanë qenë në krye të UÇK e cila fal luftës së lavdishme e cila solli lirinë, pastaj edhe shpalljen e pavarësisë edhe në të gjitha proceset më të rëndësishme të Kosovës. Kjo nuk do të ndodhte pa dyshim pa inspirimin dhe pa frymëzimin që e kemi prej prindërve tanë ashtu siç presidenti Thaçi e ka pas padyshim prej bacit Haxhi. U kujtoft gjithmonë, i lehtë i qoftë dheu i Kosovës e u preft në paqe”, ka thënë Konjufca.

Haxhi Thaçi është varrosur të martën në fshatin Burojë të Skenderajt, në prani në një numri të madh të qytetarëve nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Në ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit morën pjesë personalitete të njohura politike e ish-pjesëtarë të UÇK-së, por jo edhe ish-presidenti Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

17 shkurti i gjashtë prapa grilave për ish-krerët e UÇK-së

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Emisioni “Info Nata” 17.02.2026

Emisioni “Info Nata” 17.02.2026

PSG mposht Monacon

PSG mposht Monacon

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën