TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Djali i Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuaj gjyshit një grusht të dheut të Drenicës

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
​Djali i Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuaj gjyshit një grusht të dheut të Drenicës

“Gjyshi priste çdo minutë që babi të hapte derën e spitalit, tha Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, gjatë fjalimit në mbledhjen komemorative për gjyshin e tij, Haxhi Thaçi.

Ai ka ndarë kujtime nga ditët e fundit të gjyshit të tij, ku ndër të tjera tha se tri orët që Haxhi Thaci i kaloi me të birin të enjten në QKUK, ishin më të rëndësishmet e jetës së tij.

“Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve, shpresa për të ritakuar babin, dhe bashëkëluftarët e tij në Hagë ishte më e madhe sesa dhimbja e sëmundjeve. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më i hekurt sesa aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit, çdo orë e minutë priste që babi të hapte derën e spitalit. Nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa herë. Tre orë bashkëbisedim atë ditë, u bënë tri orët me të rëndësishme të jetës së tij. Një bisedë, babë e bir. Që të dy e kërkonin lirinë, çlirimin. Vdekjen e shpejtë të gjyshit e pash në fytyrën e babit kur doli nga spitali. Gjyshi i mbijetoi të gjithë vuajtjeve e dhimbjeve nëpër të cilat kaluam si popull, por këto katër vite nuk i mbijetoi vuajtjeve dhe dhimbjes nga padrejtësia”, tha Endrit Thaçi.

Ai tha se Haxhi Thaçi ishte “kështjellë e pathyeshme e urtësisë dhe dashurisë”.

Gjatë fjalimit të tij, Endriti përmendi mungesën e ish-presidentit Thaçi i cili ndodhet në Hagë duke u përballur me një proces të tejzgjatur gjyqësor për krime të pretenduara të luftës.

Një sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë, krenar dhe me dinjitet. Siç thoshte shpesh gjyshi, me vdekë pa u korit. Gjysh as sot nuk jemi korit, fatkeqësisht babin nuk e lejuan të japë lamtumiren e fundit bashkë me ne sot, nuk e lejuan të ja gjuajnë një grusht të dheut të Drenicës mbi varrë, por në vend të babit, sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina. I madh dhe i përjetshëm do të jetë kujtimi ynë për ty gjysh. Për ne gjyshi ishte kështjellë e pathyeshme e urtësisë dhe dashurisë. Na mësoi se bashkimi është çelësi i çdo fitoreje dhe personifikimi i këtij bashkimi janë rërët e UCK-së në Hagë. Le të ndjekim shembullin e tyre për të bashkuar sërish për fitoren e radhës mbi padrejtësinë”, tha Thaçi.

Varrimi i Haxhi Thaçit pritet të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Burojë të Skenderaj.

Haxhi Thaçi vdiq të dielën vonë pasi u përballë me probleme shëndetësore, për çka qëndroi një kohë i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Hashim Thaçi vizitoi të enjten babain e vet në QKUK, me një leje nga Gjykata Speciale, e cila po gjykon për krime të pretenduara të luftës, transmeton KP.

Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë – qytetin holandez ku e ka selinë kjo gjykatë.

Tags: endrit thaçiHashim ThaciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën