TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Anemia, produktet që rrisin përthithjen e hekurit nga trupi

by teve1
1 vit ago
0
A A
Anemia, produktet që rrisin përthithjen e hekurit nga trupi

Ushqimet ndikojnë jo vetëm te hekuri që ju konsumoni, por edhe te sasia që përthithet nga organizmi juaj.

Pasi trupi merr hekur nga ushqimet, minerali përdoret për prodhimin e hemoglobinës. Kjo është proteina që ndihmon oksigjenin të qarkullojë në organizëm.

Sasia e rekomanduar e marrjes së hekurit është 7-18 mg në ditë dhe deri në 27 gram për gratë shtatzëna, shpjegojnë ekspertët.

Një person që ka mangësi në hekur tregon shenja të ndryshme. Këtu përfshihen lodhja, marramendja, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj të ftohtit dhe mungesë fryme gjatë kryerjes së veprimeve të thjeshta.

Për më tepër, mungesa e hekurit rezulton në një nivel më të ulët vëmendjeje dhe funksioni mendor.

Ushqimet që ndihmojnë përthithjen maksimale të hekurit

Plot Vitaminë C

Produktet e pasura me Vitaminë C janë të shkëlqyera në përthithjen e hekurit. Këto përfshijnë agrumet, perimet, sallatat dhe barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët, specat, pjeprat dhe luleshtrydhet.

Një studim gjerman tregon se marrja e 100 mg vitaminë C me një vakt, rrit thithjen e hekurit me 67%.

Konsumi i lëngut të limonit ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa jeni duke ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e mineralit nga organizmi juaj.

Plot Vitaminë A dhe betakaroten

Ekspertët e AgroWeb.org tregojnë se vitamina A rrit thithjen e hekurit deri në 200% për orizin, 80% për grurin dhe 140% për misrin.

Shtimi i beta-karotenit gjatë ngrënies, rrit thithjen më shumë se 300% për orizin dhe 180% për grurin dhe misrin.

Burimet e mira të ushqimit me beta-karoten dhe vitaminë A përfshijnë karrota, patate të ëmbla, spinaq, barishtet, kunguj, speca të kuqe, pjepri, kajsi, portokall dhe pjeshkë.

Kombinimet me tipet e mishit

Studime kanë raportuar se shtimi i mishit të kuq, mishit të pulave ose peshkut në një ushqim me bazë drithi rezulton në rreth 2-3 herë më shumë përthithje të hekurit.

Shtimi i 75 gramë mish në një vakt rrit thithjen e hekurit me rreth 2.5 herë, në krahasim me një vakt pa mish.

Vetëm 1 gram mish i kuq, peshk ose mish pule siguron një efekt rritës të thithjes së hekurit, i ngjashëm me atë të 1 mg të vitaminës C./AgroWeb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hulumtimet tregojnë se cili zakon mund të dyfishojë rrezikun e kapsllëkut

Hulumtimet tregojnë se cili zakon mund të dyfishojë rrezikun e kapsllëkut

Tri aktivitete që ulin rrezikun nga hipertensioni

Tri aktivitete që ulin rrezikun nga hipertensioni

Ushqimet që forcojnë trurin dhe memorien tuaj

Ushqimet që forcojnë trurin dhe memorien tuaj

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

​Driton Hyseni tregon pse nuk kandidoi për deputet në listën e VV-së

​Driton Hyseni tregon pse nuk kandidoi për deputet në listën e VV-së

Mourinho shtyn vendimin për rinovim me Benficën, apo të drejtoj Real Madridin, do të vendos javën tjetër

Mourinho shtyn vendimin për rinovim me Benficën, apo të drejtoj Real Madridin, do të vendos javën tjetër

Bashkimi kthehet në Prizren, synon të kthehet në lojë ndaj Trepçës

Bashkimi kthehet në Prizren, synon të kthehet në lojë ndaj Trepçës

Miqësoret e qershorit / Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Izrael & Shqipëri-Luksemburg

Miqësoret e qershorit / Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Izrael & Shqipëri-Luksemburg

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu: Alush Gashi i shërbeu Kosovës në periudha vendimtare

Edhe Agim Ademi i FFK-së e përkrah Çeferinin për një tjetër mandat në krye të UEFA-së

Edhe Agim Ademi i FFK-së e përkrah Çeferinin për një tjetër mandat në krye të UEFA-së

Punime në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina zhvendoset në kampin e FFK-së – Zbulohet orari i javës 32

Java 34 dhe vendimtare e Superligës, shtatë skuadra në garë për mbijetesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën