Për katër muaj ndodhën gjashtë mijë aksidente. Prej tyre, 31 persona e pësuan me fatalitet. E mbi katër mijë u lënduan.
Këto janë statistikat e vetëm katër muajve të parë të këtij viti. E këta numra i sheh shqetësuese eksperti i Komunikacionit, Nol Dedaj, i cili thotë se institucionet nuk po marrin masat e duhura për parandalimin e këtyre aksidenteve. Sipas tij, mbikëqyrja institucionale është e dobët.
Ndërkaq Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, se mungon politika ndëshkimore.
Problematikë sipas Shalës është edhe parashkrimi i tiketave. E kjo ndikon negativisht në dy gjëra.
E Policia e Kosovës kërkon kujdes maksimal të pjesëmarrësve, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, për një siguri më të madhe në trafik.
Raporti i gazetares Albiona Hajdari.