TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Uashingtoni riaktivizon ndihmat për Ukrainën pasi Kievi pranoi propozimin amerikan për armëpushim

by tëvë1
1 vit ago
3
A A
Uashingtoni riaktivizon ndihmat për Ukrainën pasi Kievi pranoi propozimin amerikan për armëpushim

Administrata e Presidentit Trump ka riaktivizuar ndihmat ushtarake dhe të dhënat e zbulimit për Ukrainën ndërsa Kievi ka pranuar një propozim amerikan për një armëpushim 30 ditor të luftës kundër Rusisë, në pritje të një marrëveshjeje me Moskën, thanë zyrtarët amerikanë dhe ukrainas të martën pas bisedimeve në Arabinë Saudite.

“Sot ishte një ditë e mirë për paqen. Falë udhëheqjes së Presidentit Trump dhe mikëpritjes së hirshme të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, ne jemi një hap më afër rivendosjes së paqes së qëndrueshme për Ukrainën. Topi tani është në fushën e Rusisë”, tha Sekretari Rubio përmes një shkrimi në rrjetin X.

Uashingtoni i ngriu ndihmat ushtarake dhe të zbulimit për Ukrainën me qëllimin për të shtyrë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, që të fillonte bisedimet për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Ngrirja e ndihmave amerikane erdhi disa ditë pas një takimi të tensionuar në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë mes Presidentit Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili udhëhoqi delegacionin amerikan në bisedimet në Xhedah të Arabisë Saudite, tha se Uashingtoni do t’i paraqesë Kremlinit propozimin për armëpushim. Deri më tani, Rusia ka kundërshtuar çdo gjë përveç përfundimit të përhershëm të konfliktit pa pranuar asnjë lëshim.

“Do t’u themi atyre se kjo është ajo që kemi në tryezë. Ukraina është gati të ndalojë luftën dhe të fillojë dialogun. Tani do të jetë në dorën e tyre që të pranojnë ose të shprehen kundër”, tha Sekretari Rubio për gazetarët pas takimit. “Nëse ata thonë jo, atëherë për fat të keq do ta dimë se cila është pengesa për paqen.”

Këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha se: “Delegacioni ukrainas e bëri mjaft të qartë sot se ata ndajnë vizionin e Presidentit Trump për paqen”.

Diskutimet e së martës, që zgjatën afro tetë orë, duket se i kanë dhënë fund, të paktën për momentin, mosmarrëveshjeve mes presidentëve Zelenskyy dhe Trump.

Zoti Waltz tha se palët në bisedime folën në detaje lidhur me përfundimin e luftës përgjithmonë, përfshirë garancitë afatgjata për sigurinë. Ai tha se Presidenti Trump ra dakord që të anulonte menjëherë pauzën ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, prej miliarda dollarësh, dhe ndarjen e të dhënave të zbulimit. Presidenti Trump ka thënë se shpreson arritjen e një marrëveshjeje gjatë ditëve të ardhshme.

“E di që kemi një takim të rëndësishëm me Rusinë nesër dhe shpresoj të ketë bisedime të shkëlqyera”, tha Presidenti Trump pa dhënë detaje.

I dërguari special i Presidentit Trump, Steve Witkoff, pritet të shkojë në Moskë më vonë këtë javë, ku mund të takohet me Presidentin Vladimir Putin, sipas një individi që ka njohuri për këtë çështje, por jo i autorizuar të komentojë publikisht. Ai tha se planet mund të ndryshojnë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, foli menjëherë pas përfundimit të bisedimeve për paqen, duke përsëritur angazhimin e Ukrainës për të arritur një paqe të qëndrueshme, ndërsa theksoi se vendi i tij ka kërkuar që t’i japë fund luftës që nga fillimi i saj.

“Pozicioni ynë është absolutisht i qartë. Ukraina është përpjekur për paqe që në sekondën e parë të kësaj lufte dhe ne duam të bëjmë gjithçka të mundur për ta arritur atë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë të sigurt dhe që të sigurojë që lufta të mos kthehet”, tha Zelenskyy.

Ndihmësi i presidentit ukrainas, Andriy Yermak, i cili e udhëhoqi delegacionin ukrainas, i cilësoi negociatat si pozitive. Në një deklaratë të përbashkët me palën amerikane, ai tha se të dy vendet “ndajnë të njëjtin vizion dhe se ne po ecim në të njëjtin drejtim për një paqe të drejtë, të pritur prej kohësh nga të gjithë ukrainasit”./VOA

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërçeli: Në 2021 Simiq foli në emër të Listës Serbe, në 2026 në emër të popullit serb

Kërçeli: Në 2021 Simiq foli në emër të Listës Serbe, në 2026 në emër të popullit serb

Dita e 102-të e protestës në Shqipëri: Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, disa protestues bllokojnë qarkullimin

Dita e 102-të e protestës në Shqipëri: Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, disa protestues bllokojnë qarkullimin

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën