Kështu tha ministri, Hekuran Murati, në tryezën e diskutimit lidhur me mundësitë e angazhimit në punë praktike të të rinjve, përmes platformës Kosovo Generation Unlimited.
Puna praktike do të ofrohet për të rinjtë që janë pjesë e rrjetit “CSR Kosova” përmes bashkëpunimit me biznese dhe organizata tjera.
“Punësimi i dinjitetshëm është prioritet kyç i kësaj Qeverie, me fokus të veçantë punësimi i të rinjve”, ka thënë Murati.
Kordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, u shpreh se ndryshe nga vendet e tjera të Evropës, Kosova ka një popullsi të re, e cila mund të bëhet motor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
“Kosovo Generation Unlimited do të ju ofrojë të rinjve një qasje dinamike për t’u aftësuar profesionalisht, si në aspektin e punës praktike ashtu edhe në zhvillimin e aftësive të buta”, tha ajo./KP