TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari bëri kërkesë tek institucionet që luftës së UÇK-së t’i jepet vendi meritor. Sipas tij, qeveria duhet të respektojë rrugën e bërjes së lirisë.

Jashari para mediave tha se arsyeja pse nuk kanë bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës për shënimin e Epopesë është se “ky institucion ka njerëz anti-UÇK”.

“I nderojmë dhe i respektojmë të gjithë të gjithë dëshmorët, të pandalshëm edhe të periudhave kohore të historisë sonë të lavdishme, në përgjithësi, por në veçanti të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke i nderuar, duke i respektuar bëjmë kërkesë tek institucionet që secilës veprimtari, secilës luftë, përpjekje në përgjithësi, por në veçanti të luftës së UÇK -së t’i jepet vendi meritor. Kërkesë tjetër është që këto institucione sidomos në tri ulëset, kryetari i parlamentit, qeveria të respektojnë rrugën e bërjes së lirisë, sepse duke respektuar rrugën e bërjes së lirisë, duke respektuar të gjithë ata që kanë dhënë diçka për të ardhur deri këtu qëndrojmë mirë dhe ecim bindshëm në rrugën dhe amanetin e dëshmorëve. Përveç lirisë dhe çlirim, kishin synim edhe bashkimin…Arsyeja pse nuk jemi bashkë në shënimin e epopesë së UÇK-së është sepse ne si organizata kemi menduar dhe kemi vepruar që mos t’i fyejmë dëshmorët…Por brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK që e kanë thyer luftën”, tha Jashari.

Bashkë me OVL-UÇK -në, homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve nga Shkodra.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Zamir Llozani tha se heroizmi i familjes Jashari është i pashembullt.

Ai u shpreh se sakrifica e familjes Jashari është një ngjarje që do t’i bëjë gjithmonë krenar pasardhësit e kombit shqiptar.

“Vijmë nga qyteti i Shkodrës, përfaqësues të organizatës të veteranëve dhe pasardhësve dhe të qytetit të Shkodrës për të qenë të pranishëm në këtë ngjarje të madhe, në këtë epope. Është një ngjarje e pashembullt, është një heroizëm i pa shembull, që në të gjithë kombet edhe të shtetit të Evropës nuk mund të haset një ngjarje e tillë, të flijimit të 59 heronjve të kombit tonë nga një familje. Është një ngjarje që na bënë dhe do të na bëjë tërë jetën tonë krenar sepse jemi pasardhëse të kësaj gjenerate, të kësaj AND-je, që janë përfaqësuesit më dinjitoz të kombit shqiptar”, tha Llozani.

5,6 dhe 7 marsi njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës tri ditore./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për vikend

Kushtetuesja thotë se Ligji për zyrtarët publikë s’ishte antikushtetues

Kushtetuesja refuzon kërkesën e investitorëve për rastin e vdekjes në ashensor, mbetet në fuqi dëmshpërblimi mbi 32 mijë euro

Kusari-Lila takon ambasadorin turk, diskutohen investimet dhe rinegocimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë

Kusari-Lila takon ambasadorin turk, diskutohen investimet dhe rinegocimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë

Rrahu motrën e tij, arrestohet një person në Gjakovë

Sulmohen fizikisht dy të mitura nga një shtetas serb në Leposaviq, i dyshuari në arrati

Moti për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për vikend

Kushtetuesja thotë se Ligji për zyrtarët publikë s’ishte antikushtetues

Kushtetuesja refuzon kërkesën e investitorëve për rastin e vdekjes në ashensor, mbetet në fuqi dëmshpërblimi mbi 32 mijë euro

Kusari-Lila takon ambasadorin turk, diskutohen investimet dhe rinegocimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë

Kusari-Lila takon ambasadorin turk, diskutohen investimet dhe rinegocimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë

Rrahu motrën e tij, arrestohet një person në Gjakovë

Sulmohen fizikisht dy të mitura nga një shtetas serb në Leposaviq, i dyshuari në arrati

Sot zgjedhjet në PD, Sali Berisha në garë i vetëm

Sot zgjedhjet në PD, Sali Berisha në garë i vetëm

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes një person në Prizren pas lëndimeve të rënda në shtëpinë e tij

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën