TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aktakuzë ndaj një u.d drejtori të shkollës së mesme në Prizren, dyshohet se dëmtoi buxhetin komunal

by TËVË 1
12 muaj ago
3
A A
Prokuroria Themelore në Prizren për shkak të ndjeshmërisë s’jep detaje për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.B., nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim të dokumenteve.

Ai dyshohet se në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të një shkolle të mesme në Prizren i ka shkaktuar dëm buxhetit komunal të Prizrenit afër 4000 euro.

“Në periudhën kohore prej marsit të vitit 2021 deri në qershor të vitit 2022 në Prizren, në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar – si U.D. drejtor i njërës prej shkollave të mesme në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo t’i shkaktoj dëm personit tjetër, në atë mënyrë që kontrakton investitor – firmën “E.B.” për servisimin dhe riparimin e kalldasë dhe radiatorëve të shkollës në shumën prej 995 €, firmën N.P.“E.” për gjelbërimin e shkollës me lule dhe fidanë në shumë prej 899.50 €, firmën N.T.Sh. “Q.” për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ollukëve të kulmit të shkollës në shumën prej 995.40 €, dhe operatorin DPT “I.” për furnizimin e shkollës me material për zyre në shumë prej 980 €, ashtu që ka realizuar pagesat në bazë të procesverbaleve, pa i pranuar shërbimet e operatorëve nga anëtarët e komisionit që figurojnë në procesverbalet të cilat kanë deklaruar se nënshkrimet nuk janë të atyre, dhe nuk i kanë pranuar këto mallra dhe shërbime, që kapin shumën 3.869,90 €, duke i shkaktuar dëm buxhetit komunal në Prizren. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ sipas KPRK-së”.

Gjithashtu, prokuroria thotë se “i njëjti prej 26.07.2021 deri më 15.11.2021, në cilësinë e personit zyrtar – si U.D. drejtor i njërës prej shkollave të mesme në Prizren, ka falsifikuar dokumentet zyrtare, në atë mënyrë që ka përpiluar dhe lëshuar dokumentin në emër të anëtarëve të komisionit të shkollës të cilëve iu ka munguar vendimi se janë anëtarë të komisionit, duke i nënshkruar procesverbalet pa njohurinë e anëtarëve të komisionit dhe atë në emër të: A.B., E.S., E.N., R.M., Sh.M., A.D., A.I. dhe D.B., ku në bazë të këtyre procesverbaleve janë realizuar pagesa për operatorët e lartcekur pa dijeninë, nënshkrimin dhe prezencën e anëtarëve të komisionit, të cilët kanë mohuar pranimin mallrave dhe shërbimeve për nevojat e shkollës. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” sipas KPRK-së”.

 

Tags: aktakuzeProkuroria Themelore në PrizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Humbin jetën dy të rinj nga Mitrovica në një aksident trafiku në Itali

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

ASK: Këta janë 10 emrat më të shpeshtë në Kosovë

“Kristal masiv me kalcit të bardhë”, Tupella jep detaje pas zbulimit të rrallë në Trepçë

“Kristal masiv me kalcit të bardhë”, Tupella jep detaje pas zbulimit të rrallë në Trepçë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Humbin jetën dy të rinj nga Mitrovica në një aksident trafiku në Itali

Ylli forcohet me një lituanez

Ylli forcohet me një lituanez

“Dardanet” gati për kualifikimet e Botërorit

“Dardanet” gati për kualifikimet e Botërorit

KB Peja shton edhe një amerikanK

KB Peja shton edhe një amerikanK

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

ASK: Këta janë 10 emrat më të shpeshtë në Kosovë

NATO pjesë e takimit të Koalicionit të të Vullnetshmëve në Paris

Rutte përjashton mundësinë e përfshirjes së NATO-s në konfliktin në Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën