TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dokumentari hedh dritë mbi vdekjen e Matthew Perry!

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Dokumentari hedh dritë mbi vdekjen e Matthew Perry!

Matthew Perry kishte marrë 27 doza ketamine tri ditët përpara ndarjes tragjike nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Momentet e fundit të yllit të serialit “Friends” janë zbuluar nga avokati Martin Estrada në dokumentarin “Matthew Perry: A Hollywood Tragedy.”

Sipas autopsisë, vdekja e Perry ishte përshpejtuar falë efekteve akute të ketaminës dhe më pas ndodhi mbytja aksidentale.

Në dokumentar, Estrada i cili merrej me këtë çështje përpara se të dorëhiqej në muajin janar, thotë se aktori i ndjerë kishte marrë 27 doza ketamine nga njerëz që duhet të dinin më shumë.

“Dr. Plasencia ishte shumë i qartë në mesazhet e tij, ai e pa këtë si një mundësi që të bënte shumë para në pak kohë dhe e bëri”-thotë Estrada.

Perry ishte treguar i hapur për varësinë e tij. Dokumentari mbulon edhe pesë arrestet që u kryen pas vdekjes së aktorit ku përfshihen 2 mjekë, asistentja që jetonte me të dhe një shpërndarëse droge e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, Jasveen Sangha. Plasencia dhe Sangha janë deklaruar të pafajshëm dhe presin të dalin në gjyq më 4 mars 2025.

Ish-asistentja u shpall fajtore me akuzën e dhënies së ketaminës duke shkaktuar vdekjen.

Mëngjesin e tragjedisë, Perry i kërkoi që t’i jepte dozën e parë rreth orës 8:30 të mëngjesit.Katër orë më vonë, ajo i injektoi një tjetër. Pas 40 minutash, Perry i kërkoi dozën e radhës dhe më pas i kërkoi t’i përgatiste vaskën. Me dhënien e dozës së tretë në më pak se 6 orë, asistentja u largua për të kryer disa punë. Në kthimin në shtëpi, ajo gjeti aktorin të rënë përmbys dhe të mbytur. Gjatë asaj periudhe, Perry i ishte nënshtruar terapisë së ketaminës për trajtimin e depresionit.

Suzanne Morrison, nëna e Perry, ka folur për momentet e fundit me të birin gjatë një interviste në emisionin “Today”.

Ajo ndau bisedën e saj të përzemërt me Matthew, e cila ndodhi pas një periudhe të vështirë për të, duke e përmendur se ai e kishte vizituar dhe i kishte shprehur dashurinë dhe lumturinë që kishin së bashku.

Biseda ishte e veçantë. Ai erdhi tek unë dhe më tha: ‘Të dua shumë dhe jam shumë i lumtur që jam me ty tani.”/TAR

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve në emisionin britanik

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

Jennifer Lopez: Divorci nga Affleck është një zhgënjim, e dashurova me gjithë zemër

Jennifer Lopez: Divorci nga Affleck është një zhgënjim, e dashurova me gjithë zemër

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Galatasaray mposht Aston Villan

Galatasaray mposht Aston Villan

“Këndi i debatit”- 24.11.2026

“Këndi i debatit”- 24.11.2026

Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin Foreign Policy Forum 2026

Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin Foreign Policy Forum 2026

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Rryma e “humbur” në Veri – 40% e konsumit të energjisë mbeti e pafaturuar

Rryma e “humbur” në Veri – 40% e konsumit të energjisë mbeti e pafaturuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën