Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Sipas Hotit nuk ka pasur ndonjë incident të raportuar deri më tani, por që të shtënat mund të jenë në ndonjë aheng familjar.
“Nuk ka incidente të raportuara. Mund të ndodhë që ka pasur ndonjë aheng afër në ndonjë lokacion të rrethinës së komunës së Zveqanit, mirëpo njësitet ende nuk kanë lokalizuar. Sidoqoftë njësitet policore janë në teren për më tepër informata rreth raportimit”, ka thënë Hoti për teve1.info.